Aktivistët në Azerbajxhan

Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike

16 Nëntor, 18:12| Përditesimi: 16 Nëntor, 18:13

  • Share

AZERBAJXHAN - Qindra aktivistë u mblodhën brenda një prej sallave plenare ku po mbahet konferenca vjetore e Kombeve të Bashkuara mbi klimën në Baku të Azerbajxhanit, për të protestuar në kuadër të fushatës të quajtur "dita e veprimit" në nivel global për drejtësi klimatike.

Protestuesit mbanin pankarta ku bëhej thirrje për më shumë të fonde për klimën, që përfshin para për kalimin tek energjia e pastër dhe përshtatjen për ndryshimet klimatike.

Protesta në Baku pritet të shoqërohet edhe me protesta në vende të tjera.

Ndërkohë, që po mbyllet java e parë e bisedimeve për klimën, vazhdojnë negociatat se sa do t'i paguajnë vendet më të pasura vendeve në zhvillim për t'iu përshtatur ngrohjes globale.

Negociatorët synojnë të arrijnë një marrëveshje për të dhënë qindra miliarda dollarë për vendet më të varfëra.

Disa ekspertë kanë thënë se nevojiten 1 trilion dollarë në vit ose më shumë për të kompensuar dëmet e shkaktuara nda ndryshimet klimatike.

Bisedimet po zhvillohen ndërsa pati një sërë kritikash mbi konferencën për klimën.

Një grup i ish-udhëheqësve të shteteve dhe ekspertë mbi mjedisin thanë se konferencat vjetore të OKB-së për klimën nuk ishin më të përshtatshme për mbrojtjen e mjedisit dhe duhej të reformoheshin. Ata publikuan një letër të hapur kritike, ndërsa takimi vjetor i OKB-së në Baku po vazhdon./ VOA

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?