Një rrjet ilegal spiunazhi iranian u shkatërrua të hënën, tha Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Azerbajxhanit.
Pesë shtetas të Azerbajxhanit, të cilët ishin pjesë e rrjetit u arrestuan për tradhti, shtoi shërbimi i sigurisë në një deklaratë.
Një nga shtetasit e arrestuar punonte si kapiten në flotën e naftës të vendit në Detin Kaspik.
“Ai mblodhi informacione për kompanitë dhe zyrat përfaqësuese të vendeve të huaja që operojnë në Azerbajxhan, vendin dhe kohën e stërvitjeve të kryera nga Forcat Detare të Azerbajxhanit dhe ngarkesat e transportuara në platformat e naftës", raporton policia.
Dy të tjerë thuhet se morën foto dhe video të zonave ku kalonin tubacionet e naftës dhe gazit natyror, përveç vendndodhjes së pajisjeve të ndryshme ushtarake, dhe ia transferuan ato inteligjencës iraniane.
Personi i katërt që u arrestua dyshohet se ndau detaje rreth proçeseve politike dhe sociale në Azerbajxhan, si dhe informacion mbi vendndodhjen, llojin dhe nivelin e komandës së njësive ushtarake të Azerbajxhanit me inteligjencën iraniane në këmbim të parave.
Personi i pestë dyshohet se përcaktoi vendndodhjen e shtetasve të Azerbajxhanit të fshehur në Iran. Në deklaratë gjithashtu thuhet se grupet e mbyllura të WhatsApp-it që vepronin "me udhëzimet e shërbimit special iranian" u ekspozuan gjatë hetimit të kryer nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror.
Këto grupe të WhatsApp po përpiqeshin të propagandonin "ide radikale dhe fetare-ekstremiste që synonin krijimin e një shteti fetar në Azerbajxhan".