Reperi Azet

VIP & Spektakël

Azet probleme me policinë, i gjenden mijëra euro të padeklaruara në kufirin Shqipëri-Kosovë

23 Gusht 2022, 22:00| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 22:18

  • Share

Reperit të njohur shqiptar Azet, emri i vërtet i të cilit është  Granit Musa i janë sekuestruar në pikën kufitare të Vërmicës 18 mijë e 250 euro të pa deklaruara.

Mediat kosovare shkruajnë se Azet ndodhej dhe me persona të tjerë në makinë dhe thanë para policëve se nuk kishin asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur parat e padeklaruar. Reperit i është vendosur një gjobë prej 4 mijë e 562 euro.

 “Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit shoferi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara. Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?