Azgan Mernica

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

16 Maj, 23:04| Përditesimi: 16 Maj, 23:05

  • Share

“Azgan, po të luajti njeri atje… Azgan, Azgan! Zoti para..”Fytyra e qeshur e 23 vjeçarit shqiptar vrasës dhe sjellja e frikshme e familjarëve të tij, më sollën në mend rastin e një ngjarje kriminale të një 15 vjeçari amerikan, Ethan Crumbley.

Marrja e jetës së katër nxënësve në shkollën e mesme të Oxford-it në 2021, për gjyqtaren Cheryl Matthews nuk kishte fajtor vetëm Ethan-in por edhe prindërit e tij, të cilët u dënuan për vrasje të pavullnetshme me 10 vite burg. Edhe pse pa shkrepur armën, babai dhe nëna e vrasësit amerikan, James dhe Jennifer u gjykuan si shkaktar të krimit, për atë që u vlerësua si një “katastrofë e pritshme”. Teksa dhe prindërit e viktimave në Michigan i akuzuan për prindërim të dështuar.

Në mendimin tim, ky precedent i krijuar do doja të mos mbetej në anën tjetër të botës; prindi duhet të mbajë përgjegjësi qoftë për neglizhencën e kushtuar, për dhënien e modelit të lirisë së tepruar aq sa për të cënuar liritë e tjetrit, për përkëdheljen e sedrës me armët që i duken lodra, për rritjen e një qënie të shtrëmbëruar që beson se mund t’ia marr jetën kujtdo dhe kurdo.

Do doja që dhimbjen e prindërve të policit të vrarë teksa po kryente detyrën edhe pa pasur uniformë, siç ja kërkon ligji; do doja që lotët e gruas që mbeti e ve pa shijuar ende dashurinë e martesën, drejtësia jonë të mos e shlyente vetëm me plasjen pas qelisë së një krimineli që nuk dënjon as të ndjejë pendesë.

Azgani nuk mund të frymëzojë kriminelë të tjerë se mund t’ja hedhësh paq, e prindër të tjerë që rrisin fëmijë si Azgani duhet të kuptojnë se kanë gabuar dhe ka ardhur koha të reflektojnë! Le të vuajnë dënimin e parë të kësaj natyre prindërit e Azganit, që të vrasim përbindshat e rradhës…

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 17/05/2024 09:38

    Nuk i heq as nje presje do ishte bere nami sikur ta kish vra polici kte 23 vjecarin,ngushellime

    Përgjigju
  • Hysni: 17/05/2024 07:03

    Prinderit jan fajtoret kryesor kur femijet deshtojne ne jeten e tyre dhe marrin rrugen e krimit, Brezi ime vuajti kohen ne kohen e trezicionit,po brezi i ri sot sju mungon asgje. Mungojne veq qendrat e edukimit,heqja e detiruar e sherbimit ushtarak ishte nji gabim i madhe?

    Përgjigju
  • E sakte: 17/05/2024 05:43

    Po tamam keshtu duhet priderit kane faj qe cke me te e sidomos ne kete rast qe del se keta jan te tere vrases qe nga babai.Le te presim e te shohim si do ta beje punen gjykata e te gjithe me radhe

    Përgjigju
  • Iris: 17/05/2024 03:53

    Kush te reflektoje, shqipot?! Kur ai person i thote ketij vrasesi /po te luajti njeri atje.../,me kujtoi rastin e atij hajdutit qe u vra kur po ndiqej nga policia,kur vodhi parate ne Rinas me grupin e tij kriminal.Ju kujtohet kur familjaret e tij s'lane gur pa kthyer per te zbuluar se kush polic e vrau dhe ne fund doli qe u vra nga /frendley fire/ ne mos gaboj.Si mendoni,perse insistonin qe te gjenin policin?! Po rasti i atij komisarit(qe nuk me kujtohet emri) i shpallur deshmor,pse u vra,ju kujtohet? Sepse kishte /keqtrajtuar/nje gango,a vellain e tij ne komisariat.Familjaret e ketyre tipave /reflektojne/ vetem per nje gje,si te hakmerren edhe pse e dine qe njerezit e tyre nuk jane /virgeresha/!

    Përgjigju
    • Antoni: 17/05/2024 08:14

      Iris! Policët për njëçik para e shesin shokun e vet!ka shum raste se e tregojnë tek kriminelët,se kështu janë lidhjet polic kriminel.

  • Kiki: 17/05/2024 01:23

    Bravo te qofte, te lumte goja.

    Përgjigju
  • Arber: 16/05/2024 23:54

    Shtet i ndyre ! Kur nje polic vrau nje te ri qe po i ikte me vrap u shkul shteti e gjithe dynjaja..sot qe vritet perseri nje i ri polic per nje llaf goje nga nje kriminel qe qesh e tall trapin nuk po shkulet as shteti e as mileti ! MERITONI TE JETONI NE ATE HALE QE KENI KRIJUAR ! NUK BEHENI NJEREZ PRANDAJ NUK MUND TE BENI AS SHTET ! Balla e Rama te zhduken nga politika !

    Përgjigju
    • Antoni: 17/05/2024 08:19

      Arbër! Opozita e fryu shum ngjarjen për këtë rast që ti tregon. Është kjo opozitë e ndyrë që edhe atë terroristi Grekqirë Kacifas e boni hero.

  • .fbdbdb: 16/05/2024 23:49

    Dallimi i vetem eshte se ky nuk eshte i mitur.

    Përgjigju
    • Denis: 17/05/2024 09:11

      Po babi i këti polici aka vra njeri?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?