Azi/ imazhe mizore të makakëve që shfrytëzohen për mbledhjen e arrave të kokosit, por jo vetëm…

9 Korrik 2020, 14:01| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 14:11

  • Share

Imazhet mizore të Makakëve (lloj majmuni) të skllavëruar, të cilët përdoren për grumbullimin e arrave të kokosit që përfundojnë në një industri e cila prodhon gati dy miliardë euro në vit, po bëjnë xhiron e botës…

Miliardat e fituara dalin prej prodhimit të vajit të arraave të kokosit të cilat sëfundmi kanë zëvendësuar vajin e palmës.

Makakët jetuar në robëri dhe shfrytëzohen e keqtrajtohen nga prodhuesit në Azinë Juglindore.

Makakët, që janë majmunë shumë inteligjentë, jetojnë një jetë mizore midis kafazeve dhe zinxhirëve. Ata gjithashtu shfrytëzohen për testimin e vaksinave të ndryshme, midis të cilave edhe ato kundër Covid.

Në Kinë, midis shumë efekteve anësore të shkaktuara nga pandemia Covid, po shfaqet gjithashtu një problem i madh që lidhet me Makakët që përdoren si kavie laboratori pasi hulumtimet e vazhdueshme për vaksina të kryera mbi këto kafshë të rralla, i ka bërë ato dhe të shtrenjta për shkak të kërkesës shumë të lartë

Mjafton të dimë një të dhënë për të kuptuar se çfarë po ndodh…

Përpara se Sars-CoV-2 të sulmonte, Makakët në territorin kinez kishin një çmim që shkonte midis 10 mijë dhe 20 mijë juanë, më vonë midis 1.200 dhe 3 mijë euro kurse tani secila kafshë vlen të paktën 100,000 juanë(12 600 euro)

Kina është një nga furnizuesit më të mëdhenj të majmunëve laboratorikë, aq sa vitin e kaluar eksportoi rreth 20,000 dhe përdori 18,000 për kërkime në laboratorë.

.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?