Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut janë cilësuar si pasaportat më të fuqishme duke përmbysur renditjen e para pandemisë që dominohej nga shtetet europiane.
Një pasaportë japoneze ofron hyrje në 193 vende, një më shumë se ato nga Singapori dhe Koreja e Jugut, sipas Indeksit më të fundit të Pasaportave Henley & Partners (Q3 2022), një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër.
Pas tre vendeve aziatike, një numër i madh vendesh europiane kryesojnë top listën 10.
Në vendin e katërt ndodhet Gjermania dhe Spanja të cilat kanë akses në 190 destinacione, të ndjekura pas nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.
Në vend të pestë me 188 destinacione renditen Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.(187)
Lista vijon me Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara që renditen në vendin shtatë, krahas Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës.
Ndërkoh sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 53, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 shtete. Maqedonia e Veriut në vendin e 45 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 shtete. Kosova në vendin e 104, ku mund të udhëtohet në vetën 41 shtete.
Ndërsa mbajtësit e pasaportave ruse janë më të shkëputur nga pjesa tjetër e botës më shumë se kurrë më parë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Pasaporta ruse aktualisht është në vendin e 50-të në indeks, me akses hyrje në 119 destinacione, por në realitet qytetarët rusë janë efektivisht të ndaluara për të hyrë në shumë prej atyre destinacioneve.
Kina renditet e 67-ta me akses në 80 vende, ndërsa mbajtësit e pasaportave indiane tani kanë liri të ngjashme udhëtimi me atë që gëzonin para pandemisë, thotë raporti, me akses të pakufizuar në 57 destinacione në mbarë botën (krahasuar vetëm 23 destinacione në 2020).
Pasaporta e Afganistanit renditet si më e dobëta, ku mbajtësit e saj mund të udhëtojnë në vetëm 27 vende. Kjo do të thotë se qytetarët kanë më pak mundësi aktualisht të përdorin liritë e udhëtimit sesa njerëzit në Europë ose Shtetet e Bashkuara.
Sipas statistikave më të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) kërkesa ndërkombëtare e pasagjerëve për udhëtime ajrore në rajonin e Azi-Paqësorit është ende më pak se një e pesta e niveleve të para-Covid-it. Ndërsa tregjet e udhëtimeve në Europë dhe Amerikën e Veriut janë rikuperuar me rreth 60% të niveleve të tyre të mëparshme.
Lista e pasaportave më të mira në korrik 2022 janë:
- Japonia (193 destinacione)
- Singapori, Koreja e Jugut (192 destinacione)
- Gjermania, Spanja (190 destinacione)
- Finlanda, Italia, Luksemburgu (189 destinacione)
- Austria, Danimarka, Holanda, Suedia (188 destinacione)
- Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)
- Belgjikë, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara (186 destinacione)
- Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqia, Malta (185 destinacione)
- Hungaria (183 destinacione)
- Lituania, Polonia, Sllovakia (182 destinacione).
Pasaportat më të këqija në korrik 2022
- Koreja e Veriut (40 destinacione)
- Nepal, territori palestinez (38 destinacione)
- Somali (35 destinacione)
- Jemeni (34 destinacione)
- Pakistan (32 destinacione)
- Siri (30 destinacione)
- Irak (29 destinacione)
- Afganistan (27 destinacione).