Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që ndodhen në itinerarin drejt Europës e plotësojnë standardet e shtetit ligjor.
Në këtë kontekst ajo tha se qeveria gjermane do të shohë prakticitetin e marrëveshjes së nënshkruar nga Shqipëria dhe Italia.
Në një intervistë për mediat gjermane, ministrja u shpreh, se ka ekspertë, që e shikojnë të mundur një rregullore të tillë, të tjerë thonë, se duhet ndryshuar legjislacioni.
“Ne po e shohim këtë me shumë kujdes. Kriter për ne janë të drejtat e njeriut, si mbrohen në juridiksionin europian dhe në kushtetutën tonë.", tha ajo.
Ndërkohë për të përshpejtuar procedurat e azilit, ministrja e Brendshme, Faeser ka premtuar 300 milionë euro shtesë.
Vende te treta?! Pse nuk thua me mire qe po na trajtoni si vende te dores se dyte e te trete Shqiperia,Meksika,Turqia,Ballkani po trajtohen si vend grumbullimi te te padeshiruarve nga te medhenjte e botes! Po kur te futemi ne BE prape /vende te treta/ do te na konsideroni ? Edhe atehere,tek ne do t'i dergoni emigrantet e jashteligjshem per t'i mbajtur?!
Përgjigju