Bota

Azilantët në BE, pandemia nuk ndalon shqiptarët të largohen nga vendi

9 Mars 2021, 13:51| Përditesimi: 9 Mars 2021, 13:56

  • Share

Jo vetëm turizmi por edhe emigrimi është ulur ndjeshëm për shkak të pandemisë. Në një raport të publikuar nga Zyra Evropiane për Azilin (EASO), bëjnë të ditur se në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 6600 aplikime dhe ri aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga shtetet anëtare të BE, një rënie prej pothuajse 66 % në raport me vitet e mëparshme.

Në Raport theksohet se shqiptarët kryesojnë listën e qytetarëve evropiane të cilët kanë aplikuar për azil në një nga shtetet evropiane e ndjekur nga Gjeorgjia dhe Rusia, ndërkohë që numri i shqiptarëve dhe gjeorgjianëve të cilët aplikojnë për azil në një nga vendet jashtë BE, ishte i pa konsiderueshëm në raport me të parët.  

Në raportin e vitit 2020 theksohet se gati 20% e të gjitha kërkesave për azil u paraqitën nga shtetas të Ballkanit Perëndimor. Trendi mbeti i qëndrueshëm për Shqipërinë dhe Serbinë, ndërsa ulen numrat për të katërtin vit radhazi u raportua për aplikantët nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë që theksohet se mundësitë që kërkesat për azil të shqiptarëve të pranohen janë  me të vërtetë të ulëta me 5-7 kërkesa të pranuara në 100 aplikime.

Në prill dhe në maj kishte përkatësisht vetëm 146 dhe 90 aplikime, ndërsa në muajt në vijim numri i tyre u rrit, për të kapur nivelin më të lartë në shtator dhe tetor me mbi 600, në dhjetor ishte pothuajse në 400. Pavarësisht rënies, Shqipëria ka vijuar të mbajë rekord në Ballkan, për numrin e kërkesave për azil. Serbia kishte rreth 2600, Maqedonia e veriut 1230, Mali i Zi 207, Kosova rreth 2,100, ndërsa Bosnja rreth 1300.

Ndërsa në raport me popullsinë Shqipëria ka vijuar që të renditet e dyta në botë, pas Sirisë, qytetarët e të cilës ikin nga lufta.

Sipas EASO, në vitin 2020, u paraqitën në BE +, 461 300 kërkesa për azil me një rënie prej 31% nga viti 2019. Kjo mund t’i atribuohet pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve që synonin kufizimin e përhapjes së sëmundjes. Vendet kryesore të origjinës mbetën të pandryshuara nga 2019, megjithëse aplikimet u ulën për pothuajse të gjitha shtetësitë. Sirianët, afganët , venezuelianët, kolumbianët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?