Nisur nga numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë që dynden drejt Britanisë së Madhe, por që rrezikojnë të përfundojnë në Ruandës, vjen një videomesazh nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ nga qyteti Kigali i Ruandës akuzon qeverinë Rama se nuk ka asnjë plan për shqiptarët që rrezikojnë të deportohen drejt këtij vendi.
“Qytetarët shqiptarë që emigrojnë në mënyrë të paligjshme, rrezikojnë të përfundojnë këtu në Kigali, Ruanda. Ministrja e re e Brendshme e Britanisë së Madhe ka thënë qartësisht se po ndiqen procedurat ligjore që azilkërkuesit apo ata që vijnë në mënyrë të paligjshme, sidomos nga vende si Shqipëria, do të përfundojnë në vende si Ruanda. Qeveria shqiptare sillet në mënyrë të papërgjegjshme duke mos dhënë informacion për shqiptarët dhe duke qene shkaktarja kryesore për shkak të vjedhjes, korrupsionit dhe shkatërrimit të sistemit në Shqipëri, duke e kthyer vendin ku gjithçka është përqendruar në 5 duar maksimumi.”, thotë Salianji në videomesazhin e tij nga Ruanda.
Salianji shkroi përbri videos se qeveria nuk ka asnjë plan lidhurme këtë problametikë shumë të madhe.
Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme
Sekretarja e Brendshme Sulla Braverman u shpreh në konferencën e partisë konservatore se lufta ndaj emigracionit të paligjshëm ishte prioritet, do të ishte “ëndrra” e saj të shihte një foto të një avioni që çonte azilkërkuesit në Ruandë shkruan mediat britanike. Burimet qeveritare dhe mediat në Britani kanë ngritur prej muajsh shqetësim serioz mbi kalimin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejtë Britanisë!
Qeveria nuk ka reagim, nuk ka asnjë plan!
Qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre dhe në çdo rast duhet të aplikojnë për viza të rregullta!- shkruan Salianji.
E paska gjet vetveten ky,po kerkoka azil ne Ruanda.
PërgjigjuPo trapi ca do ne Ruanda, apo do krijoj degen e partise se lirise te kyshos agush metaj. Po thesin me florinj ta dha agushu ta depozitoje ne xhunglen Ruanda. O fshataret qe s'kane din e iman, u shofte fisi fshataresk.
PërgjigjuIk o plere. Se nuk vin se skan buke po vin se duan te bejne lek te madhe Duke shitur droge. Atje ti cojn ne Ruanda
Përgjigju