HAS- Ora 17:00 e së dielës, 6 prill, shënoi kontaktin e fundit telefonik të Ajet Lleshit me të atin.
“Bab kam mbet në mal”, mesohet se i ka thenë të atit, dhe me pas nuk janë lidhur dot me të.
27-vjeçari nga fshati i Kishaj i Hasit i cili prej dy ditesh po kerkohet ne Bjeshket e Domajve kishte dalë për gjueti në mal por nuk u kthye më në shtëpi.
I ati ka lajmëruar menjehere policinë e Hasit dhe prej 48 orësh vazhdojnë kërkimet por ende s’ka asnjë gjurmë të të riut. Per gjetjen e Ajet Lleshit janë angazhuan banoret e fshatit se bashku me efektivët e policisë, ushtrisë dhe emergjencat civile.
Në ndihmë të tyre shkoi ekipi i Kerkim-Shpetimit Malor te Kosoves pas kerkeses nga prefektura e Kukesit. Kerkimi nga toka është i vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë, ndaj sot po kryhen dhe kontrolle nga ajri me dron e helikopter.
Ndërsa Osman Kastrati, 51-vjeç banor i zonës tha për Report Tv, Ajeti ka telefonuar të atin duke i thënë se nuk ndihej mirë dhe ka mbetur i bllokuar nga bora. Reshjet janë intesifikuar pasi i riu ka dalë për gjueti dhe nuk ka mundur të kthehet në banesë.
Po kështu banori i zonës tregon se Ajeti kishte me vete qenin e gjuetisë i cili është kthyer në shtëpi. “Mund t’i vendoset një GPS qenit dhe ta marrin per kerkime”, sugjeron Kastrati.
Nga pala e Kosovës janë ndërprerë kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi nga Kukësi, i cili në orën 17:00 e së dielës, 6 prill, shënoi kontaktin e fundit telefonik me të atin.
Shërbimi Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit Malor njofton se kërkimet janë pezullar dhe do të vijojnë nesër nga pala shqiptare.
'Nga data 7 prill 2025, Shërbimi Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit Malor (ShKShMK) është vënë në lëvizje pas një thirrjeje urgjente nga autoritetet shqiptare për ndihmë në kërkimin e Ajet Lleshi një 27-vjeçar nga fshati Kishaj, në Has, i raportuar si i humbur. Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me datat 07-08.04.2025, duke mos hasur në gjurmët e personit të lartcekur. ShKShMK e mbyll këtë operacion deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme', thuhet në njoftim.
Komente
