Baba Mondi

'Vatikani SUFI, rruga liberale drejt Islamit', Baba Mondi flet për 'La Repubblica'

17 Nëntor, 12:39| Përditesimi: 17 Nëntor, 15:03

  • Share

Kupola e tempullit të madh, Odeoni, ngrihet midis malit Dajti dhe ndërtesave të vjetra komuniste të Tiranës. Përpara një Kurani të vjetër disa shekuj, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki, rakia e Ballkanit, në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj "Vatikani mysliman".

"Kuran thotë: pi dhe ha çfarë të duash, por pa e tepruar. Feja jonë është një fe paqeje dhe progresiste", buzëqesh qetësisht ky ish-oficer i ushtrisë shqiptare, me emrin Edmond Brahimaj, 64 vjeç, një fetar mysliman që nga viti 2011 është lideri shpirtëror i Bektashinjve, një komunitet sufi që bashkon islamin me mistikën dhe predikon një version liberal të fesë së Muhametit: asnjë ndalim për të pirë alkool, asnjë imponim për veshjen, barazi gjinore, po për divorcin, jo për abortin "por pa detyrim", feja e ndarë nga politika. Dhe njeriu në qendër: "Kush e njeh veten, njeh Zotin."

Edi Rama, kryeministri socialist i Shqipërisë, tani dëshiron t'i japë sovranitet shtetëror urdhrit Bektashi në këto 11 hektarë tokë të kultivuara me livadhe, trëndafila dhe ullinj, ku dervishët e veshur me të bardha mirëpresin kuriozët dhe besimtarët dhe dy ditë në javë tërhiqen në teqe për ritualet sekrete, ato të rezervuara vetëm për klerin.

Avokatët e Ramës janë duke punuar për të përcaktuar projektin, Baba Mondi lëviz me kujdes: "Nuk do të jemi si Vatikani. Nuk do të kemi roje zvicerane as ushtri, nuk duam të ngremë mure apo të vizatojmë kufij, duam një njohje juridike sepse për momentin jemi vetëm një OJQ". Kjo do të thotë të mund të lëshojnë pasaporta dhe të kenë një status diplomatik që u lejon Bektashinjve të vendosin marrëdhënie autonome me vende të tjera dhe komunitete fetare. Me një fjalë: të kenë më shumë ndikim. "Gjithmonë brenda kufijve të ligjit shqiptar", sqaron Ana, flokët e gjatë që rrëshqasin mbi kostumin e zi, takat e larta dhe një vijë buzëkuqi. Ajo përqafoi Bektashizmin disa vite më parë, "pas një periudhe të vështirë", dhe tani përfaqëson zërin e ri në Bruksel: "Ndajmë me Evropën vlera dhe parime të përbashkëta për të drejtat e njeriut".

I lindur në shekullin XIII, Bektashizmi ishte feja e elitës ushtarake osmane, e përhapur në të gjithë Azinë Perëndimore. Kur Ataturku themeloi Republikën laike të Turqisë, në fillim të shekullit të njëzetë, Bektashinjtë u strehuan në Shqipëri duke marrë pjesë në "pranverën shqiptare", rezistencën kundër perandorisë: në manastiret e tyre, teqetë, qarkullonin fshehurazi librat e shkollës në gjuhën shqipe, atëherë të ndaluar. Teqetë e njëjta strehuan hebrenjtë: në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një nga vendet e pakta evropiane me një komunitet hebre më të madh se ai që kishte para konfliktit. Me komunizmin erdhi nata: gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, Bektashinjtë u ndaluan dhe u përndoqën, pronat e tyre u sekuestruan, teqetë u shkatërruan, por ata rezistuan, në fshehtësi.

Drita e muzgut hyn nga dritaret e tempullit, dymbëdhjetë si dymbëdhjetë imamët, duke ndezur kadifen e kuqe dhe arabeskat. I mbështjellë në tunikën e gjelbër, mjekra e gjatë dëshmon shkëputjen nga gjërat e kësaj bote, Baba Mondi duket se kthehet me dhimbje në atë të kaluar: "Luteshim fshehurazi, duke maskuar mbledhjet si ditëlindje ose festa të fëmijëve, dhe kështu kemi shpëtuar traditat". Gjon Pali II ishte Papa i parë që kaloi kufijtë e Shqipërisë pas rënies së regjimit të fundit stalinist në Evropë. "Thoshte se nëse nuk do të ishin Bektashinjtë, nuk do të kishte mbetur asnjë shqiptar", kujton fetari që ka një ide të qartë për Islamin politik: "Nëse feja përzihet me politikën dhe biznesin, nuk është më fe, por pushtet".

Sot vlerësohet se midis 5 dhe 10% të popullsisë shqiptare janë Bektashi. Propozimi i Ramës ka mbledhur mbështetje, edhe pse dikush e ka quajtur si një tjetër gjetje publicitare e kryeministrit, dhe dikush tjetër ka ngritur mburojat: si përfaqësuesit e komunitetit sunit, shumica në vend, gjithashtu të njohur për moderimin dhe bashkëjetesën shekullore me katolikët dhe ortodoksët. "Shteti ynë është Shqipëria dhe ne jemi të vetmit përfaqësues të fesë islame", ka pohuar myftiu Bujar Spahiu.

Ferdinand Samarxhi, ekspert i feve, i sheh gjërat nga një perspektivë tjetër: "Ideja e Ramës është të japë një përgjigje strategjike ndaj ekstremizmit global në rritje dhe intolerancës fetare duke promovuar një interpretim paqësor të Islamit".

Empatia midis kryeministrit dhe Baba Mondit u shfaq në vitin 2015, kur fetari i propozoi të merrnin pjesë së bashku në varrimet e viktimave të sulmit islamist në Charlie Hebdo, në Paris. Që atëherë, Rama ka provuar të ndryshojë Tiranën, duke e pastruar qendrën me kullat e dizajnuara nga arkitektët e famshëm, sheshet për këmbësorë, pistat e biçikletave dhe ambicien për ta bërë atë një Dubai të Ballkanit, një destinacion turistik edhe ndër fetar.

Lideri Bektashi ka takuar papët dhe kardinalët, imamët, rabinët, presidentin izraelit - takim që i ka sjellë akuzën se është në shërbim të "sionistëve" - ka thyer barriera duke mos fituar gjithmonë simpati. Jo ato të Bektashinjve turq, për shembull, që pretendojnë ekskluzivitetin mbi komunitetin dhe janë kundër një shteti të bazuar në fe. Disa javë më parë Erdogan erdhi në Tiranë pikërisht për të inauguruar një xhami të re sunite. Shqipëria e vogël në mes të oreksit të madh. Rama megjithatë nuk tërhiqet: sufinjtë Bektashi nuk kanë pas vetes shtete të fuqishme dhe në shumë vende ende përndiqen, një shtet do të ishte për ta "garanci mbijetese"./La Repubblica 

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 18/11/2024 08:00

    Idiotet e Botes ne sa pjese dote ndani Shqiperine ?

    Përgjigju
  • Desdemona: 17/11/2024 20:27

    Ky Enver Hoxha paska persekutuar edhe Bektashinjtë!!! Edhe të gjitha fetë e tjera?? Kush e mbështeste kët Enverin të bënte këtë? Nexhmija sigurisht.

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 17/11/2024 15:37

    Ndryshimi yn nga Bota esht se ne jemi tradicional ha, pi, dh.t ! Ne nuk kerkojm zhvillimin si vendet e tjera per tju pershtatur kohes ,ne industri dhe teknologji, por shpalosim manifestin e menus se Sofres : Raki,caj, kafe, dhe grapa e Ballkanit ! Kjo ishte dhe motoja e atyre qe nderruan sistemin ne vitet 90 : Ne qeverisim, bota na ndihmon (jep falas) ! Ka dicka qe nuk shkon, tek rraca jon ?!

    Përgjigju
    • Or tej: 17/11/2024 18:51

      Ha, pi, rri po sa per trafikante droge nuk na e kalon kush or teeeejjjjj

  • SHQIPTARI: 17/11/2024 14:58

    Feja e SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA.PROPOZIMI PËR SHKRIMIN E FESË NË PASAPORT APO KARTËN E IDENTITETIT ËSHTË KALË TROJE,PRA PROPOZIM I

    Përgjigju
    • Po mër po: 17/11/2024 20:10

      Në ballë do ja bojn tatuazh fenë

  • Goni: 17/11/2024 13:42

    ndoshta zgjidhja e vetme do ishte te njihej feja ne karten e id si ne Greqi do u sherbente te gjitha komuniteteve te tjera fetare perfshire edhe bektashit shqiptar

    Përgjigju
    • Po mër po: 17/11/2024 20:09

      E kujt i intereson se çfarë feje ke ti? Që duhet me u printu në ID a në ballë!!

    • Emigranti: 17/11/2024 16:22

      Çfarë lidhje ka feja o Goni? Çfarë zgjidhje do ishte? Feja është gjëja e fundit që unë si njëri i lirë mendoj...nuk ka asnjë lidhje ky pseudo-shteti, nuk ka një sens që të ekzistojë, ansi do bëhesh një shtyse për pseudo shtete tjera, sidomos në dëme të shqiptarëve në Ballkan! Së pari jemi shqipëtar e pastaj tjerat

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?