VIP & Spektakël

Baba për herë të katërt, këngëtari konfirmon lajmin e bukur

1 Prill 2019, 13:12| Përditesimi: 1 Prill 2019, 13:16

  • Share

Vetëm para disa javësh u përfol në media se çifti i njohur shqiptar do të bëheshin sërish prindër, por lajmi u mohua. Tashmë ka qenë vetë këngëtari Ermal Fejzullahu që pohoi se bashkëshortja e tij Ariana po pret fëmijën e tyre të katërt.

Këngëtari dhe partnerja e tij janë të martuar prej vitesh dhe fryt i dashurisë së tyre janë tre fëmijët Arti, Buna dhe Era. Këngëtari Ermali ka qenë i ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, ku më në fund ka konfirmuar se do të bëhet baba.

“Po, është e vërtetë. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë ajo ka rëndësi’ ka pohuar Ermali. Ndërkohë nuk dihet ende gjinia e bebes që presin.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?