Babai abuzoi me mbesën, i biri prek në ’Pa Gjurmë’: E takova në burg, i thashë nuk të dua

16 Dhjetor 2020, 18:34| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 18:55

  • Share

Bora Hasanaj (emër i vendosur nga redaksia) është nëna e një djali 10-vjecar nga fshati Funar i Elbasanit, e cila rrëfen historinë e jetës së saj në emisionin ’Pa gjurmë’. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e tyre 7 vite më parë, ndërsa ish-bashkëshorti u akuzua për abuzim seksual me mbesën e tij në Greqi, në vitin 2013. Një lajm tronditës ky, të cilin 30-vjeçarja e mësoi nga ish-vjehrra e saj.

’Ai mbërriti nga Greqia shumë i shqetësuar dhe nuk më tregoi asgjë. Ish-vjehrra erdhi dhe më tregoi të vërtetën. Para meje ai mohoi gjithcka. Pas 4 ditëve e arrestuan. Fillimisht unë besova tim shoq dhe prita sa gjykata të vendoste, por u zhgënjeva. Ai u shpall fajtor’, përlotet Bora në studio.

I dënuar me 23 vite burg, ai sot kryen dënimin në Shqipëri, ndërsa ish-bashkëshortja mori djalin dhe u largua nga shtëpia. E mbetur e vetme mes katër rrugëve, Bora kërkoi ndihmë tek prindërit e saj, ku u strehua për afro 3 vite. Për shkak të kushteve të vështira dhe rrethanave që I shkatërruan familjen, ajo u detyrua të largohej, ndërsa sot jeton në një shtëpi të rrënuar.

’Prindërit nuk mundën dot të më mbështesnin, u detyrova të largohesha me djalin. Gjeta një shtëpi të braktisur dhe aktualisht aty jetoj. Nuk kam asgjë, vetëm atë dhomë të rrënuar. Me ndihmojnë banorët e fshatit. Përpiqem të gjej njëpunë, por askush nuk ma hap derën. Djaliështë 10 vjec dhe shkollën e ka 1 orë larg. Kur moti përkeqësohet unë nuk e dërgoj në shkollë, se terreni është shumë i vështirë dhe unë kam frikë', rrëfen 30-vjeçarja.

Studios së emisionit ’Pa gjurmë’ iu bashkua edhe djali 10-vjecar.’ Unë babain e kam takuar disa herë në burg. Më merr ndonjëherë malli, por kur mendoj se cfarë ka bërë nuk dua ta takoj më'.

Edhe pse kushtet nuk e favorizojnë për të shkuar cdo ditë në shkollë dhe të ketë të gjitha mjetet mësimore, Vini është një nxënës i shkëlqyer në mësime dhe lënda e tij e preferuar është matematika. Me një baba që nuk dëshiron ta takojë, pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur, një fëmijë i pafajshëm për rrethanat ku e solli jeta, mes lotësh dëshiron të përcjellë një mesazh, që dikush të vë një dorë në zemër.

 VIDEO/Emsioni i plotë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?