Babai e djemtë u mbytën në Vilë-Bashtovë, nënë e vajzë jetojnë në varfëri! Miku i viktimës: Na ndihmoni t’i blejmë shtëpi

13 Korrik 2023, 15:27| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 12:56

  • Share

Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur, që u mbytën tragjikisht në plazhin e Vilë Bashtovës të dielën, e 9 korrikut, lanë pas dhimbje e varfëri për dy gratë e familjes. Njëra që ka humbur burrin dhe dy djemtë, kurse tjera që humbi babain dhe dy vëllezërit

Për familjen e tyre jeta vazhdon dhe nuk kanë asnjë të ardhur, asnjë punë, nuk kanë as Jusufin.

Bashkëshortja e Elvisit dhe vajza, jetojnë në kryeqytet, jo në një banesë të tyren, por në banesën e prindërve të të ndjerit. 

‘Shtëpia nuk është në emrin e tyre. Është në emrin e babait të të ndjerit’- tha një i afërm.

Misionin ne duhet ta çojmë deri në fund amanetin e Jusufiut, për të larë ato borxhe që ka, dhe ta ndihmuar familjen.

Dhimbja për atë çfarë ka ndodhur është e papërshkruar, dhe nënë e bij do ju duhet kohë për të marrë veten. Por një mik i tyre tashmë po mendon, ti mbajë gjallë duke kërkuar ndihmë. Gruaja dhe vajza janë të dyja të papunë. Ai ka hapur një llogari në GOFOUNDME ku kushdo mund të kontribuojë sadopak. 

 “Jemi në shtëpinë e të ndjerëve, Jusufit dhe dy djemve të tij. Zoti i Mëshiroftë. Për të treguar gjendjen nga afër, për arsye se ka pasur shumë mosbesues për nismën që kemi ndërmarrë ne. Për të arritur vlerën që ne kemi para parë. Për të arreduar komplet shtëpinë, ose për të blerë një shtëpi tjetër, pasi shtëpia nuk është në emrin e tyre. Është në emrin e babait të të ndjerit.. Familjarët nuk preferojnë të dalin.’- u shpreh miku i tyre.

Të ndjerin Elvisin, Albert Karanxha njeriu që po kujdeset për pjesën tjetër të familjes, e kishte mik të ngushtë. Ishte i pari që mori lajmin tragjik për mbytjen e tij dhe të dy djemve.

‘Ka punuar si korrier tek posta jonë dhe më pas ka punuar indivudalisht. Mbante familjen si korrier. Shpërndante pakot. Ka qenë një ngjarje që në jetën tim nuk e kam përjetuar dhe lus zotin që asnjë mos ta përjetoje. Lus trë gjithë shqiptarët që të kountribojnë për familjen e Jusufit.  Linkun e gjeni tek fondacioni “Për njerëzit në Nevojë”.  Deri tani janë mbledhur gati rreth 15 mijë euro.’- tha Karanxha.

Elvisi ishte edhe një besimtar i mirë. I varfër, që me zor mbante familjen, për Bajram nuk bëri as Kurban, sipas ritit të festës, por pagoi një pjesë të borxhit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 13/07/2023 17:38

    Vetem po beri thirrje Luizi mund ta ndihmojme se vetem ate degjojme.

    Përgjigju
  • Rambling: 13/07/2023 17:13

    Me vjen keq per femijet dhe shyqyr qe shpetuan ato grate se ky mjekrroshi nuk i çon grate ne det se po te jete per ty o djale as 1 lek sta jap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?