Babai i Arbër Hoxhës duke mbajtur flamujt

Babai i Arbër Hoxhës pozon me flamurin shqiptar dhe kroat: Të fitojë më i miri

19 Qershor, 11:32| Përditesimi: 19 Qershor, 11:35

  • Share

Rrugët e Hamburgut janë mbushur me tifozët kuqezi dhe ata kroatë. Ata këndojnë dhe brohorasin së bashku teksa po presin ndeshjen që do të luhet në orën 15:00.

Përshtypja është se po luajnë një ndeshje miqësore dhe jo ndeshje e cila është e një rëndësie vendimtare që të dyja kombëtaret të arrijnë në fazën e 1/16, shkruan 24sata.

Kroatët dhe shqiptarët po shoqërohen para ndeshjes, shumë prej tyre mbajnë flamujt e të dy vendeve dhe mes tyre ndodhet Ukë Hoxha, babai i lojtarit të Dinamos dhe përfaqësuesit shqiptar Arbër Hoxha, i cili mund të jetë në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kroacisë.

“Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e parë. Kroacia është më i mirë në letër, por ndoshta mund të krijojmë një sensacion. Le të fitojë më i miri”, thotë Ukë Hoxha.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?