Ilirjan Hasanaj me babain e tij Arben Hasanaj

Atentati ndaj shefit të Policisë në Malësinë e Madhe, babai i Ilirjan Hasanaj thirrje të birit për dorëzim

14 Tetor 2020, 11:57| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 14:11

  • Share

Babai i Ilirjan Hasanaj i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet në polici, pas atentatit që dyshohet se i ka bërë shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arben Hasanaj i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet, pasi ka ardhur në Shqipëri. Ai u ka drejtuar një lutje të gjithë njerëzve që kanë dijeni mbi vendndodhjen e djalit të tij, që ta njoftojnë. Ilirjan Hasanaj është 19 vjeçari që dyshohet se ka bërë atentatin ndaj Mentor Hasanaj, i cili shpëtoi mrekullisht pasi mori një plumb në kokë dhe 2 të tjerë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë atenatit u plagos edhe babai i Mentor Hasanajt dhe doli pa u lënduar gruaja e tij, të cilët ndodheshin në automjet me të gjatë momentit që u bë atentati. 

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ku 19-vjeçari teksa po kalonte me motorr, qëlloi me armë zjarri drejt makinës së policisë. 

"Thirrje publike

Drejtuar djalit tem  Ilirianit te  dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit. 

 I lutem  çdo njeriu qe din apo ka dieni  te me njoftoje.

 Baba i jot te pret nje ore e me pare  kam ardh jam ne shqiperi. Baba te ka shpirt", shkruan Hasanaj.

 


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj shefit të Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, babai i autorit: Familje e respektuar, s'kemi pasur kurrë konflikte! Do jem polic në kapjen e djalit tim (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?