Babai i Klodian Saliut që sipas Luftar Reçit u vra nga anëtarët e grupit kriminal të Durrësit ku bëjnë pjesë vetë bashkëpunëtori i drejtësisë, Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj dhe Indrit Rusi bëri deklarata të forta e prekëse para togave të zeza dhe të pandehurve.
“Jam Abedin Saliu 92 vjeç. Nuk kam për të shtuar asgjë nga çfarë kam deklaruar në dëshmitë e mëparshme që kam dhënë. Më kanë vrarë 3 djem, Shkëlqimin, Arjanin e Klodianin, edhe vajza më ka vdekur. Jam sëmurë, nuk dëgjoj, me njërin sy nuk shikoj fare e me tjetrin shumë pak. Ju lutem shumë e nderuar, mos më thërrisni më, nuk kam mundësi as fizike të vij, s’kam as çfarë them, iu qëndroj atyre që kam thënë më parë, lexojini. Mos më detyroni të vij herë të tjera këtu se nuk kam mundësi”.
Lajmi kryesor:
Akuzohet nga Luftar Reçi se përgatiti minën për vrasjen e Vajdin Lames, ndalohet dhe merret në pyetje maqedonasi, të pandehurit e 'përzënë' nga gjykata
B.K/ReportTv.al