Andi Maloku, i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019

Babai i shoferit të prokurorit Arjan Ndoja letër Ramës, SHBA dhe BE: 'Juli i Pashakos' një ditë para iku në Kosovë, Plaurent Dervishi 1 mln euro për të mbyllur çështjen

16 Qershor 2020, 16:00| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 09:30

  • Share

Një ditë para se të ndodhte atentati me armë, kundër prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe Landi Muharremit, Julian Sulaj apo siç njihet ndryshe si “Juli i Pashakos”, është larguar në drejtim të Kosovës. Një fakt i tillë bëhet publik nëpërmjet një letre të postuar krerëve më të lartë të shtetit nga Genci Maloku, babai i Andi Malokut, shoferit të Ndojës që mbeti i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019 në Durrës.

Sipas letrës publike, “Juli i Pashakos” është shoqëruar nga Redjan Rraja drejt kufirit të Kosovës.“…kalimi i “Julit të Pashakos” në Kosovës është bërë falë ndërhyrjes së Drejtorit të Policisë Lezhë Gerti Mitri, ky i fundit i emëruar nën ndikimin e ish-deputetit Frrok Gjini dhe lidhje e ngushtë e Juljan Sulës. Gerti Mitri, ka bërë ndërhyrjet për kalimin e tyre sa më shpejt në territorin kosovar, fakte këto që dalin nga kamerat në dosjen hetimore. Edhe sot pas gjashtë muajsh që ka ndodhur ngjarja, asnjë nuk foli asnjë fjalë se kush ishin këto dosje, të kujt ishin, a ishin ato dosje apo materiale të tjera, që nxitën të gjithë mekanizmin shtetëror, që në vend të merrej me zbulimin e ngjarjes, ndërkohë flisnin. Në fund të fundit pse nuk u arrestua prokurori, meqe ishte në shkelje të ligjit…”.

Babai i Andi Malokut shton në letrën e tij se nga dita e ndodhjes së ngjarjes e deri më sot, nuk janë hapur kamerat e sigurisë që kanë filmuar autorët në vendin që kanë lënë makinën. Sipas tij deri tani nuk janë shoqëruar persona dëshmitarë të ngjarjes, dhe të jenë marrë kampionë biologjik të ADN-së që të bëhen krahasime dhe këto veprime janë kryer me arsyetimin se nga drejtoria e policisë Durrës, nuk janë sjellë informacione për autorët e mundshëm dhe motivin e ndodhjes së ngjarjes. Më tej në letrën publike Genci Maloku thotë se “…edhe pse shtetasi i arrestuar Ariol Halilaj është personi që ditën e ngjarjes i ka kryer veprimet për kolaudimin e makinës Redjan Rrajës si dhe e njeh, fakt i pranuar edhe prej tij si dhe rezulton se ka pasur në përdorim makinën që u transportuan autorët e krimit, nga ana e prokurorit të çështjes, i kërkohet masë sigurimi për “Përkrahje të autorit të krimit” një vepër qesharake kjo në raport rëndësinë e krimit që ka kryer.

"Si ka mundësi që makina që ka ardhur dhe i ka marrë vetëm pak minuta, në një vend jashtë perimetrit të zonës ku qëndronte zakonisht Ariol Halilaj dhe në sinkron me distancën kohore të përshkruar nga autorët në një drejtim tjetër rruge…”-thotë babai i Andi Malokut.

Gjithashtu ky i fundit tregon se kur kanë kaluar 6 muaj kohë nga ngjarja e rëndë nuk është bërë ende ekspertimi i ADN-së i Orgest Bilbilit, autor i dyshuar me pretendimin se nuk ka kite laboratorike, për një ngjarje të një rëndësie të tillë.

“….nga ana e Redjan Rrajës në ambientet e paraburgimit është deklaruar se me ndërhyrjen që kemi dhe me pagesën prej 1 milion eurosh të bërë nga ana e Plaurent Dervishit për të mbyllur këtë çështje, nuk do ekzistojë asnjë provë në finale…”-thotë babai i viktimës Andi Maloku.

Më tej Genci Maloku ka dhe një thirrje për kryeministrin e vendit dhe ministrin e Brendshëm, duke shtuar se: "Zoti Kryeministër, e dimë që as ju me cilësinë e kryeministrit dhe Lleshaj në cilësinë e ministrit të Brendshëm, nuk e keni marrë mundimin t'i verifikoni informacionet e dhëna nga vartësit tuaj dhe në këtë rast në mirëbesim ju kanë keqpërdorur. Madje aq shumë sa në deklaratat tuaja, keni shprehur qëndrim emocional të pajustifikuar, por gjithsesi kjo gjë nuk mund të vazhdojë në mënyrë absurd dhe të pakuptimtë edhe tani, kur këto fakte që po ju veme në dijeni janë kokëfortë dhe ligjore…", thotë babai në letrën e tij.

Ai e mbyll letrën të dërguar krerëve të shtetit dhe dy ambasadorëve të Bashkimit Europian dhe atij Amerikan me thirjen se: “…kërkojmë që të merrni masa për të ndërprerë këtë gjendje paligjshmërie. Askush nuk mund ta mbajë peshën e rëndë të kësaj ngjarje kaq të rëndë, përveç autorëve të kësaj ngjarjeje".

Letra e babai te Ardi Malokut

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiperi : 17/06/2020 01:34

    Kush te degjon po nje dit te gjitha keta llumra politikan e polica te qelbur pa pik dinjiteti do marin gjykimin e zotit

    Përgjigju
    • drejtesia: 17/06/2020 08:00

      gjykimin e zotit? kush jua jep te drejten juve te flisni ne emer te zotit? po ky qe ishte shofer prokurori kriminel apo nuk flitet per kete gje gjasme merte rrog 200 mj lekshe ky te shofi njeher llumin qe ka ne familje ky zoteria qe e din te gjith pastaj te llapi .

  • Labi: 16/06/2020 22:37

    A i shkreti baba ku ta gjesh te drejten ketu mase u vin hakut perendia ketyre mbeturinave ne pushtet cdo gje ng keta ka ardh qe i perkrahin ua dhente zoti ku u dhemb me shum

    Përgjigju
  • Myzeqari i tiranes: 16/06/2020 21:13

    E din gjith lushnja ca lidhje shoqnie ka erjon brace me juli e pashakos ky vend eshte ber ta fshish nga harta kupoj korrupsion jemi te ndergjgjejshem po tu mer me mbyllje fshirje provash ketu ka arrit kulmi brace lleshaj rama ky popull se meriton kete qe po i beni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?