Hashim Thaçi

Kosova & Rajoni

Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për ta vizituar

7 Shkurt, 10:11| Përditesimi: 7 Shkurt, 10:24

  • Share

Ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij të sëmurë në Prishtinë, ka njoftuar avokati i tij, Luka Misetiq

Misetiq ka njoftuar në platformën X se mbrojtja e Thaçit ka paraqitur kërkesë për një vizitë të shkurtër, por se ajo u është mohuar nga Dhomat e Specializuara.

“Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i mundësohej lirimi i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiq.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?