Gazmend Musta

Kronikë
Top 24

Babai u vrau nënën dhe tezen ditën e parë të Vitit të Ri, vendoset fati i dy fëmijëve

8 Prill 2019, 13:21| Përditesimi: 8 Prill 2019, 15:15

  • Share

Dy fëmijët nëna e të cilëve u vra nga babai në ditët e para të vitit 2019, do të rriten nën kujdestarinë e dajës së tyre. Gjykata e Fierit vendosi që vajza 10-vjeçare dhe djali 4-vjeçar të jenë nën kujdestarinë ligjore të dajës së tyre, Gjyshmir Caushaj.

Gazmend Musta vrau më 2 janar gruan e tij, Gentjana Musta, vetëm pse kjo e fundit kërkoi që të shkonte për vizitë tek prindërit e saj për Vitin e Ri.

Ngjarja tragjike ndodhi në Ballsh. Gjatë konfliktit, Gazmendi vrau edhe motrën e nuses së tij, e cila kishte ardhur për vizitë tek familja e tyre, në mënyrë që më tej të rikthehej bashkë me motrën e saj të martuar, tek prindërit. Gjykata e Fierit rrëzoi kështu kërkesën e gjyshërve të fëmijëve nga ana e babait.

Prindërit e Gazmend Mustës kërkonin t'i merrnin ata në kujdestari fëmijët, por gjykata ka vendosur në favor të familjarëve të gruas së ndjerë që u vra nga bashkëshorti. Gjatë gjithë kësaj periudhe fëmijët kanë qëndruar në fshatin SOS, nën kujdesin e psikologëve

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?