Viktima Lonora Serina, autori dhe i biri

Del fotoja/ Kjo është 41-vjeçarja që u vra me thikë nga burri në Greqi! Djali: Ndihemi fajtor që nuk e mbrojtëm! Autori: E godita se më mashtronte

2 Gusht 2022, 08:23| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 13:19

  • Share

Vladimir Beqiraj është autori që vrau gruan e tij një ditë më parë në ishullin Zakinthos në Greqi. Pas një sherri në familje, 51-vjeçari goditi me grushte dhe në vazhdim me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtojnë pasi kishte marrë plagë të rënda në gjoks dhe bark.

Autori, i cili është arrestuar do të dërgohet sot në prokurori, ka pranuar krimin, ndërsa dyshohet se i ka thënë policisë se e ka vrarë se e ‘kishte mashtruar’.

Dy djemtë e saj më të mëdhenj, 20 dhe 14 vjeç, ishin të vetmit që kujdeseshin për të, të cilët e dinin të vërtetën, por edhe frikën që kishte nëna e tyre sa herë kthehej nga puna.

Djali 20-vjeçar, i çiftit ka treguar se gruaja fatkeqe kishte shumë frikë dhe se sjellja agresive e të shoqit vazhdoi për shumë vite.

“Faji është edhe i yni, sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme, ky ishte një gabim shumë i madh i yni. Unë dhe nëna ime folëm për këtë në përgjithësi. Ajo punonte dy punë për të përballuar jetesën dhe unë nuk isha këtu. Ajo bëri gjithçka për ne. Vetëm për fëmijët e saj. Ajo ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllain dhe motrën time, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë përpara”, tha djali i çiftit. 

Viktima 41 vjeç, e kishte denoncuar autorin dy herë më parë dhunë në familje, madje herën e dytë ai ishte liruar me urdhër të prokurorit, por me kusht të mos i afrohej viktimës më shumë se 100 metra.

Ora 13:07
Foto/ Kush është 41-vjeçarja që u vra me thikë nga burri në Greqi! Trupi i saj do të varroset në Shqipëri

 

Mediat greke kanë publikuar foto të 41-vjeçares shqiptare, Lonora Serina, e cila u vra me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti i saj në Zakinthos në Greqi.

Trupi i 41-vjeçares do të varroset në Shqipëri, ditën e premte me 5 gusht, ku edhe familjarët do të hapin dyert e mortit.

Ndërkohë 51 vjeçari, autor i vrasjes pritet të mbërrijë në gjykatën e Zakinthos për t'u dërguar në Prokurori.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/08/2022 00:14

    Me qiri e kishte gjetur viktima kete monster?! Duke pare fotot e te dyve prane te foto-3 nuk e kuptoj cfare e ka terhequr te ky njeri?!Nuk dua t'a besoj qe eshte thjesht ceshtje //letrash greke//!

    Përgjigju
  • Tata: 02/08/2022 09:56

    Me vjen keq por kur skan arritur te shohin realitetin e jetuar,ta quash normale,ke faj qe cke me te. Me shkelma duhej ta perzinin debilin qe imponohej lirise se gruas vetem PER TE JETUAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?