Florian Wirtz

Sport

Babai i Wirtz tregon pse ylli gjerman zgjodhi Liverpoolin para Bayern Munichut

19 Korrik, 15:56| Përditesimi: 19 Korrik, 15:59

  • Share

Florian Wirtz është një nga transferimet më të përfolura të kësaj vere, pasi anësori i sulmit vendosi të largohej nga Bayer Leverkusen për të firmosur me Liverpoolin, duke refuzuar interesimin konkret të Bayern Munichut. Tashmë, babai dhe përfaqësuesi i tij, Hans Wirtz, ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi të madh.

Në një intervistë për 'Der Spiegel', Hans tregoi se roli i trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot, ka qenë vendimtar.

“Arne Slot prezantoi filozofinë e tij të lojës, taktikat në posedim dhe presion dhe mënyrën se si Florian mund të zhvillojë pikat e tij të forta në këtë sistem. Kjo la një përshtypje vendimtare”, tha ai.

Babai i futbollistit zbuloi se kushtet në qendrën stërvitore të Liverpoolit dhe qasja njerëzore e trajnerit holandez ndikuan shumë në vendimin final.

“Slot e ka impresionuar Florianin në fushë, por është edhe një person shumë i këndshëm. Florian gjithmonë ka pasur raport të shkëlqyer me trajnerët që i japin liri dhe që tregojnë empati”, vijoi Hans.

Një tjetër element që e tërhoqi Wirtz drejt Premier League është stili i lojës në Angli, ku dinamika dhe ritmi janë të përshtatshme për cilësitë e tij.

“Ai e gjen futbollin anglez interesant sepse 'lulëzon' në ritëm dhe dinamizëm”, përfundoi babai i yllit gjerman.

125 milionë euro (+ 15 mln bonuse) pagoi Liverpooli për të blerë Florian Wirtz nga Leverkusen, duke e bërë afrimin më të shtrenjtë të klubit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?