Andrew Surabian

‘Doland Trump vdiq’, hakohet llogaria e djalit të ish presidentit në Twitter

20 Shtator 2023, 22:09| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 12:14

  • Share

Në llogarinë X (ish-Twitter) të Donald Trump Jr, djalit të ish-presidentit amerikan, shkruhej se babai i tij kishte vdekur teksa shante presidentin Joe Biden në një seri mesazhesh të ngarkuara nga hakerat të mërkurën.

Mesazhet u fshinë në më pak se një orë. Ndërkohë, faqja e Don Jr. ka rreth 10 milionë ndjekës.

“Me pikëllim njoftoj se babai im, Donald Trump, ka ndërruar jetë. Do të kandidoj për president në vitin 2024”, ka shkruar ai.

Mesazhe të tjera përmendën një influencues të kriptomonedhës që përballet me akuza mashtrimi nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, dhe YouTuber Logan Paul, raporton BBC.

Zëdhënësi i tij Andrew Surabian, postoi një mesazh në llogarinë e tij në Truth Social duke njoftuar se llogaria X (ish-Twitter) e Donald Trump Jr ishte hakuar.

"Llogaria e Donit është hakuar", postoi Andrew Surabian duke shtuar se postimi ishte "qartësisht jo i vërtetë".

Andrew Surabian është një strateg republikan dhe një këshilltar dhe zëdhënës i Donald Trump Jr.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?