Partia Socialiste ka vendosur që të mos e përjashtojë Ornaldo Rakipin nga Grupi Parlamentar, pavarësisht se babai i tij, Aqif Rakipi, u shpall “Non Grata” nga SHBA. Burime për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori, bëjnë me dije se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së është thënë se përgjegjësia është personale, ndaj deputeti nuk ka të bëjë me akuzat që bien mbi të atin.
Lajmi kryesor:
Babai iu shpall 'Non Grata' nga SHBA, PS merr vendimin: Ornaldo Rakipi nuk përjashtohet, përgjegjësia e Aqif Rakipit është personale
B.K./ReportTv.al