Babai mbeti i vdekur u plagos i biri/ Sherri masiv në Durrës për arsyen 'pse më sheh'

19 Shtator 2020, 10:13| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 10:16

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 39-vjeçarit, Armando Baboçi dhe plagosja e djalit të tij, Erald Gjini. "Pse më sheh" ka qenë ky motivi i sherrit masiv në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme i cili përfundoi me një viktimë dhe 2 të plagosur. Kaq ka mjaftuar që një grup prej 5 personash të konfliktohen fizikisht me sende të forta dhe më pas me armë, duke vrarë 39-vjeçarin Armando Baboçi dhe duke lënë të plagosur djalin e tij, Erald Gjini 19-vjeç.


Lajmi kryesor:

'Pse më sheh'? Vranë babanë e plagosën të birin, 5 të arrestuar dhe 3 në kërkim në Durrës! Sherri masiv në 60 sekonda, përplasje me makina, pistoleta e shkopa bejsbolli


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?