Viktima, Elvis Halilaj

Babai me dy djemtë u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovës, gruaja dhe vajza e tij në kushte të vështira ekonomike, hapet llogari në GOFUNDME

11 Korrik 2023, 13:45| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 13:48

  • Share

Pak ditë pas ngjarjes tragjike në plazhin e Vilë-Bashtovës në Rrogozhinë, ku 50-vjeçari Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur u mbytën bashkëshortja e tij dhe e bija kanë mbetur fillikat dhe në kushte shumë të vështira ekonomike.

Tri anëtarët e familjes Halilaj u përcollën ditën e djeshme për në banesën e fundit, por lanë pas një dhimbje të madhe te familjarët e tyre. Pas vdekjes së tyre, gruaja dhe vajza e mitur e Elvis Halilajt përveçs dhimbjes që ndjejnë janë dhe në kushte të vështira ekonomike.

Në llogarinë e hapur në GOFUNDME, kërkohet që shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.

“Me keqardhjen me te madhe sot vellai yne Elvis Halilaj dhe 2 djemte e tij u ndane nga jeta. Nga nje incident ne plazh sot vellezerit tane sot u larguan nga kjo jete. Nje familje shembullore dhe shume e respektuar me shume veshtiresi gjate rrugetimit te tyre. Vellai yne ka lene pas te shoqen dhe nje vajze te vogel. Veshtiresite e tyre ekonomike kane qene nje barriere gjithmone per ta dhe tani nje barre akoma me e madhe. Ju lutemi te gjithe vellezerve dhe motrave qe mund te kontribojne per organizimin e funeralit dhe mbledhjen e te ardhurave per familjen e te ndjerit. Si fondacion se bashku me vellezerit kontribues kemi qene ne ndihme te tyre dhe me pare por tani ata kane nevoje edhe me shume per ne. Ju lutemi te gjitheve perzemersisht qe me sado keni mundesi ti gjendemi familjes ne kete cast te veshtire!

Zoti ju bekofte juve dhe familjet tuaja!

Per donacione Cash ose Moneygram kontaktoni +355695827713.”- thuhet në njoftimin që familjarët kanë shpërndarë në GOFOUNDME

Për të kontribuar klikoni KËTU

Si ndodhi tragjedia me 3 të mbytur?
Babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 17 vjeç, humbën jetën tragjikisht mesditën e së dielës në plazhin e Vilë-Bashtovës. Ata kishin udhëtuar nga Tirana për plazh në fundjavë, ndërsa nuk arritën të dalin dot nga deti për shkak të rrymave të forta detare. Nga sa u raportua babai u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Mësohet se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël, e më pas babai me djalin e madh. Burime për Report TV thanë se të tre viktimat kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar, por në zonë nuk kishte as vrojtues plazhi. Mungesa e rojës bregdetare është shkelje ligjore, gjë që solli edhe arrestimin e 34-vjeçarit Pëllumb Nika. Trupi i parë i pajetë që u nxor nga deti ishte i 50-vjeçarit Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • john: 14/07/2023 14:18

    Edhe keq ekonomikisht edhe plazzh .. Respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?