Roland Kryemadhi nuk refuzoi vetëm policinë dhe shërbimet sociale por edhe vetë Komunitetin Mysliman ku ai thotë se bën pjesë. Imami Ahmed Kalaja konfirmon për Report Tv se i kanë ofruar prindit të tre vajzave që t'i arsimojë falas në shkollat fetare, por edhe këtë kërkesë nuk e ka pranuar. Për Imamin Kalaja, Roland Kryemadhi është një person me probleme mendore.
“Besimtarët atje duke e ditur si rast janë ofruar biznesmenët e Kamzës për tja paguar shkollën në një nga shkollat private dhe nuk ka pranuar. Unë mendoj se një sjellje e tillë është një sjellje me probleme psikike”, thotë ai.
Sipas Imamit Kalaja, Roland Kryemadhi është rasti i individëve që përdorin fenë si justifikim duke manipuluar njerëzit. Feja thotë imami, nxit arsimin, dhe nuk e ndalon atë.
“Feja qysh në fillesat e saj thotë lexo dhe nuk e kufizon leximin vetëm në librat fetarë. Zoti thotë medito dhe meditimi ka nevojë për shkencë”, tha Imami.
Duke e konsideruar baltë që hidhet mbi muslimanët, Kalaja shprehet se të tillë njerëz është e vështirë të identifikohen apo parandalohen.
“Personi në fjalë as në xhaminë e Kamzës nuk shkonte rregullisht. Rasteë të tilla nuk ke as sesi të arrish te ata, pasi format e komunikimit janë të izoluara. Janë njerëz me kompleksitete të mbartura që futen në fe dhe e përdorin të shkëputur atë”, thotë Kalaja.
Rasti i Radikalit Islamik, i cili ndaloi vajzat të shkonin në shkollë me pretendimin se i edukon feja, ngjalli debate të shumta në shoqëri në lidhje me interpretimin që elementë të caktuar i bëjnë doktrinës fetare.
Per fat te keq cdo dite e me shume po dalin neper Shqiperi dhe sidomos ne Tirane njerez te veshur si arab apo turq, i sheh gjithandej. Myslimanet Shqiptare jane te shenjte nese qendrojne autoktone por kjo fryma e re qe po perhapet me keq se viruset po shkaterron identitetin tone. Shteti ordiner shqiptar nuk u bllokon llogarite neper banka qe kane keta individe dhe atehere te shohim sa te devotshem jane duke u veshur si arixhinj, kuptohet u vijne leket nga arabet dhe jane te gjithe te blere. Ndaj uroj sa me pare ti bllokojne sepse arabet kane vetem interes ti mbajne injorant shqiptaret dhe te ngrejne bajoneta neper vende te dukshme per te thene qe eshte vend islamik. Sa per kete qe keni intervistuar mjafton te shohesh ne fytyre dhe kupton shume gjera.
PërgjigjuShumica behen me te meta mendore.. Juve Si Predikues e dini shume me mire ,dhe kjo jua lehteson TI perpunoni te gjithe ato njerez qe fahlen dhe B**** perpjete .dhe zhvatja behet me e lehte,,vjedhje qe ste kap Ligji..menyra me e thjeshte.
Përgjigjuha m... ti ha...