Vajza Nevaeha Smith teksa e surprizon babai

Bota
Lifestyle

Babai që preku zemrat e shumë njerëzve, bëri tre punë për të surprizuar të bijën (Video)

30 Korrik 2018, 15:07| Përditesimi: 30 Korrik 2018, 15:14

  • Share

Baballarët janë gjithmonë dashuria e parë për një vajzë. Ata sakrifikojnë gjithë jetën e tyre për të bërë të lumtur fëmijët, por kanë një dobësi për vajzat e tyre. Kështu ka ndodhur dhe me një baba nga Pensilvania, i cili arriti t’i siguronte të bijës fustanin që dëshironte duke bërë tre punë.

Nevaeha Smith shkoi për të takuar babanë e saj në punë dhe ai i nxorri një qese me veshjen që i kishte blerë. 14-vjeçarja duket shumë e emocionuar teksa sheh se në qese ndodhej fustani që kishte ëndërruar të kishte. Nevaeha i dha të atit një përqafim të gjatë dhe filloi të qante nga gëzimi.

Vetëm pak kohë më parë ai i kishte thënë të bijës që nuk mund ta përballonte veshjen që ajo donte për festën e përfundimit të klasës së saj të 8-të, por nga ana tjetër ai siguroi paratë dhe ia bëri asaj surprizë. Zoti Smith bëri tre punë! Momenti emocionues u filmua nga të gjithë të pranishmit dhe videoja është bërë virale, pasi është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Komento

Komente

  • Vlora: 30/07/2018 17:45

    Po ca ja fusni kot kur thoninpunoi tre pune per ti blere fustanin vajzes..po pse o ku pu punonte ky pastrues rrugesh ne bashkine e Tiranes se vetem ata paguhen me 200 mije leke ne muaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?