Alber Krasniqi

Babai vret të birin në Prishtinë/ Mediat serbe: Viktima në 2004 ka qëlluar 17-vjeçarin për vdekje, dënuar me 9 vite e gjysmë burg

28 Janar 2021, 14:18| Përditesimi: 28 Janar 2021, 14:22

  • Share

Albert Krasniqi i cili u vra ditën e djeshme nga babai i tij në Prishtinë të Kosovës, sipas “Novosti”, në 5 qershor të 2004 ka qëlluar për vdekje nxënësin e Shkollës së Mjekësisë, Dimitrije Popoviç, i cili në atë kohë ka qenë 17 vjeç me një pushkë automatike në qendër të Graçanicës.

Sipas mediave, viktima ishte në kërkim nga policia pasi akuzohej për ushtrim të dhunës fizike ndaj ish-gruas së tij.

Novosvi shkruan se Albert Krasniqi u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim për shkak se në vitin 2004 ai e kishte vrarë të riun serb një pushkë automatike. Kjo vrasje brutale ndodhi në një “fast food”, ku Popoviç ishte duke darkuar me shokët e tij.

Në një automjet të tipit Audi me Ljabinot Gashin në shofer, në të cili ndodhej edhe Alber Krasniqi, pa arsye ka qëlluar drejt një “fast food-i” ku ndodheshin shumë persona në atë moment.

Një plumb ka gjetur në kokë të riun 17 vjeçar, Popoviç i cili edhe ka humbur jetën. Krasniqi është dënuar me 9 vite e gjysmë burg, por është mbajtur vetëm 4.

Për shkak të konflikteve familjare, Albert Krasniqi, është qëlluar me armë zjarri nga babai i tij Skënder Krasniqi dhe ka humbur jetën.

Vrasja tronditëse ka ndodhur 2 ditë më parë në Prishtinë të Kosovës.


Lajmi kryesor:

Babai qëlloi për vdekje të birin në Prishtinë, shkak konflikti në familje/ Viktima disa orë para postoi foton e së bijës: Dashuria e babit


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?