Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi ka rrëfyer periudhën më të vështirë të saj, ku ju desh të përballej me paragjykime nga më të ndryshmet pas martesës me partnerin e saj me ngjyrë, reperin amerikan Big D.
Në një bisedë mes lotësh, këngëtarja ka treguar se si ishte e komentuar nga mediat rozë.
Ndërsa shprehet se paragjykimet mbi ngjyrën e partnerit, me sa duket njerëzit ende nuk i ka lënë plotësisht pas krahëve pasi me shumë të afërm të saj ajo nuk flet për këtë arsye.
“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoj me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde.
Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë me te cilet nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, u shpreh mes tjerash ajo.
Me tej shtoi se nuk eshte penduar për zgjedhjen që ka bërë, e madje ndihet mjaft e lumtur, por vuan idene e asaj cfare perjetuan sidomos prindërit e saj.
“Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi, nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’, vëllanë tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë”, tha Linda e përlotur.
Po ca rendesia ka ngjyra rendesi ka ca djali e ca formimi ka paragjykimin e ben vetem injoranca njeriu po gjeti lumturine eshte i bekuar.
Përgjigju