'Babale 2'/ Prokurori Hajdarmataj e ish-Drejtori i policisë, Nushi në verifikim për shpërdorim detyre

27 Mars 2019, 20:13| Përditesimi: 27 Mars 2019, 20:26

  • Share

Teksa në gjyq kanë përfunduar si të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të remë” Albert Veliu ose “Babalja”, Fredi Alizoti, gazetari Jetmir Olldashi dhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji, Prokuroria e Tiranës mësohet të ketë hapur një dosje të dytë për verifikimin e thënieve të fenomenin “Babale”.

Objekt i hetimit të kësaj çështje mësohet të jenë veprimet e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili gjatë vitit 2018 ka qënë prokurori që ka takuar Albert Veliun në zyrën e tij tek Krimet e Rënda.Njëherësh në verifikim të kësaj dosje janë dhe veprimet proceduriale për sa i përket ushtrimit të detyrës, për ish-drejtorin e policisë së Fierit Albert Nushi, që ka dalë në përgjime duke folur disa herë me të arrestuarin Fredi Alizoti.

“Shqiptarja.com” mëson se kjo çështje po hetohet nga prokurori i Tiranës Kol Hysenaj, ndërkohë për llogari të këtij hetimi është marë në pyetje dhe prokurori Besim Hajdarmataj. Ky i fundit është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, pasi në dëshminë që “Babalja” ka treguar për prokurorët Përparim Kulluri dhe Gentian Osmani, ka pohuar se para se të shkonte tek PD dhe gazetari Jetmir Olldashi, ai kishte zhvilluar një takim me Besim Hajdarmataj në zyrën e këtij të fundit.

Ky takim mes tyre është zhvilluar me qëllim që “Babalja” ta informonte prokurorin Hajdarmataj për trafikun e drogës në Vlorë dhe përfshirjen e Agron Xhafës, vëllain e ministrit të asaj kohe Fatmir Xhafa, në këtë trafik droge. Mësohet se Hajdarmataj pasi e ka dëgjuar rëfimin e Albert Veliut, nuk ka vepruar me rregjistrimin e proçedimit penal, me qëllim që të hetonte mbi trafikun e drogës. Por dëshmitarin, ia ka përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror, duke i kërkuar drejtuesve të shërbimit që të kryenin veprime hetimore së bashku me Albert Veliun.

Por ky veprim i ish-drejtuesit të Krimeve të Rënda cilësohet si “Shpërdorim detyre” nga kolegët e tij në Tiranë dhe për pasojë prej disa kohësh kanë nisur verifikimet për të sqaruar pozicionin penal të prokurorit Besim Hajdarmataj. Për këtë çështje ky i fundit ka dhënë shpjegimet e tija ku është pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen.

Komento

Komente

  • Berti: 28/03/2019 00:08

    Ne dore te Kol Hysenajt e keni lene? Mjere drejtesia per keta ish brigadiere kooperative si Kol Hysenaj qe eshte nga me te paaftit dhe me te koruptuarit e prokurorise. Shikojani dosjen per aksidentin me pasoje vdekjen Kol katundarit. Shikojini pasurine e paligjshme qe ka ky kelysh i Llalles. Pa veting kjo prokurori me fliqesira si Kola eshte e kompromentuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?