Kronikë
Top 24

'Babale', Krimet e Rënda lënë në fuqi masat për Jetmir Olldashin dhe Fredi Alizotin

9 Tetor 2018, 13:28| Përditesimi: 9 Tetor 2018, 16:35

  • Share

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat për Fredi Alizotin dhe Jetmir Olldashin. Kujtojmë që masat ishin: "detyrim paraqitjeje" për Olldashin dhe "arrest me burg" për Alizotin. 

Gjatë seancës, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi, Çlirim Gjata,  ka kërkuar që Krimet të shpallin moskompetencë për çështjen, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtarja Liljana Baku.

Pas seancës, në një prononcim për mediat Gjata dhe avokati tjetër i Olldashit u shprehen se elementët e veprës penale për të cilat akuzohet klienti i tij, nuk eksitojnë, pasi ai thjesht po kryente një investigim për drogën në qytetin e Vlorës dhe se nuk kishte rëndësi ku e kishte botuar këtë përgjim, tek PD, apo në një media. 

Ndër të tjera Çlirim Gjata deklaroi se: “Nëse procedura e marrjes së kampionit të zërit nuk është e rregullit, bie prova”.

Fredi Alizoti sot para gjykatës

Alizoti nuk dha asnjë shpjegim përballë trupës gjykuese, duke u shprehur se i qëndronte deklarimeve që kishte dhënë.

Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizoti sot para gjykatës

Po ashtu avokati i Fredi Alizotit mohoi që klienti i tij të ishte kunati i Babales.

Me aq sa di nga marrëdhëniet e tyre, Fredi Alizoti nuk është kunati i Albert Veliut. Nëse kanë lidhje miqësore apo armiqësie do të dalë në fund të hetimit

Avokati i Fredi Alizotit

Report Tv zbuloi ekskluzivisht dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku thuhet se Fredi Alizoti, kunati i Albert Veliut i quajtur ndryshe "Babale" ka pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafajt dhe për këtë shërbim ai sëbashku me 'Babalen' do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?