Ervin Salianji

Politikë

'200 mijë € për 'Babalen', Salianji: Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e mban sot? 

9 Tetor 2018, 09:22| Përditesimi: 9 Tetor 2018, 10:06

  • Share

TIRANË- Deputeti i PD-së, Ervin Salianji dhe një nga protagonistët e çëshjtes "Babale" me anë të një statusi në Facebook është shprehur se producenti Rama ka dështuar në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje.

Në statusin e tij, Salianji ka ngritur dy pyetje: a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt dhe pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit?

Në fund Salianji, ka rikujtuar deklaratën e Xhafajt, i cili u shpreh se nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej.

Për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetëm policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova? 

Ervin Salianji, deputet

Disa ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e "Babales" dhe kunatit të tij Fredi Alizoti të cilët akuzohen për kallëzim të rremë. Ka qenë pikërisht kunati i Babales ai i cili ka imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si i implikuar në një linjë trafiku kanabisi drejt Italisë. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, Prokuroria vendosi detyrim paraqitje.

Masat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda erdhën pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës së audiopërgjimit nga një laborator në Britaninë e Madhe nga ku ka rezultuar se materiali është i montuar dhe nuk kemi të bëjmë me zërin autentik të Agron Xhafajt.  

Fredi Alizoti, kunati i Albert Veliut i quajtur ndryshe "Babale" ka pranuar në Prokurori se ka imituar zërin e Agron Xhafajt dhe për këtë shërbim ai sëbashku me 'Babalen' do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti i PD, Ervin Salianji. 

Postimi i plotë i Salianjit:

Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje.Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt? Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot? Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetem policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova? 

Komento

Komente

  • Miku: 09/10/2018 19:45

    Kete here o Salianbabaleje nuk ka pererndi xhami tyrbe kishe qe te fal ty or kalama i shpifur Ti ore Deputetqe u bere me parat e nxenesve qe ju a kerkon per kalim Provimi ne shkolle ku punon Une i di mire keto gjera se me ke kerkuar edhe mua $ dhe une ti dhashe edhe Gabim edhe mire veprova ?? Por shikoj tani ne karakterin tend ti e paske pertoke me shume pislliqesh po meresh Nga anet tona kemi nje shprehje Popullore “Po kolove per mbi Hunj kujdes se mos te futet ndonje Hu “ Me duket se je ne kete proverb dhe me te vertete Ty te eshte futur nje Hu dhe se Zor do te dali kete here

    Përgjigju
  • Biologu: 09/10/2018 10:42

    Ik more zhapik, mutacion gjenetik mes njeriut e zvarranikëve. Ik andej nga Indonezia e mos të ta shohim më surratin. Më të shpifur se ty nuk mund të gjente Basha. Ti ke kurajon e budallait që del edhe në televizor kaq zvarranik i jargavitur qe je.

    Përgjigju
    • Highlanderi: 09/10/2018 16:14

      Qe kur e ka pergeruar Grida eshte bere keshtu...

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?