Sot gjendemi në situatën paradoksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes "Sulltani".
Të dyja palët ia fusin kot dhe nuk thonë të vërtetën, sepse në fakt ne nuk kemi prokurori fare. Sepse po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso "Babalja". Do të ishte minimumi për të krijuar një ide paraprake ndaj një çeshtjeje shumë sensitive, që mban pezull zhvillimet politike dhe sociale në vend.
Do t'i jepte mundësinë publikut që të paktën të mos shikonte sërish këtë shfaqje të shpifur me dy gjela majë plehut, që i hakërrehen njëri-tjetrit, por vetëm njërin prej tyre. Në kushtet e mosbesimit të plotë nga njëra palë, po të kishim prokurori, kjo e fundit do të kishte pajtuar me kohë agjencinë më të specializuar perëndimore në lëmin e përgjimeve dhe nuk do të shtynte ditët kot me procedura rutinë dhe thirrje dëshmitarësh.
Natyrisht, ka nga ata që thonë se qeveria e kap lepurin me qerre dhe na duhet veç të presim e të shikojmë. Por në ka një rast në botë që nuk duhet humbur asnjë sekondë, nëqoftëse pretendojmë për shtet, është pikërisht ky. Sepse është njësoj si të shkojë në spital dikush, që i ka plasur apandesiti, dhe të mos e fusin në sallë të operacionit, por t'i japin paracetamol për t'i qetësuar dhimbjet. Dhe kur prokurori nuk ka, si i bëhet, e marrim me qera apo e japim me konçension?
Dëshmitari 'X' i PD, Albert Veliu ('Babalja')
'Babalja', autentik apo fals? PD dhe PS ja fusin kot, e vërteta është se...
Sot gjendemi në situatën paradoksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes "Sulltani".
Te kemi degjuar kaq vite dhe ty kur ishe gazetar deputet insideout bloze ,i poshter dashakeq llum i shoqerise.E cte mire ka pare vendi nga kontributi yt.
PërgjigjuIK ORE BANDIT DHE BY.HLËPIRËS I PËSHTIRË , QË MERR LEJE TEK BERISHA EDHE PËR TË SHKUAR NË HALE ! TI JE NJË HALABAK MË SHUMË , QË DO TË LUASH BIXHOZ ME SKEDINA DHE KAZINO ME LEKËT QË JU VIDHJE SHQIPTARËVE DHE SHPRESON AKOMA , SE MOS DIKUSH DO TË HEDHË NDONJË 'KOCKË' !! TI JE MË KRIMINEL DHE MË KRYE HAJDUT SE GJITHKUSH TJETËR!! NGELE SI BALO DUKE BËRË GAM GAM GAM , VETËM DHE VETËM PËR TË VJEDHUR SHQIPËRINË !!JE NJË FUNDËRRINË E PARICIKLUESHME NGA KAVAJA , PRANDAJ EDHE NA TREGON LLOGJE KAVAJE PËRDITË!! PTU PTU PTU PTU PTU FARË E KEQE .
Përgjigju