‘Babalja’, shtyhet seanca! Salianji akuza ndaj gjyqtarit që e dënoi: Zar, shërbëtor i fëlliqur i Enver Dollakut dhe personazhit të bandës së Lushnjës

12 Prill, 08:31| Përditesimi: 12 Prill, 14:24

  • Share

Me 18 deputetë të grupit të rithemelimit pas vetes ngjiti shkallët e Apelit të juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Salianji, i dënuar nga shkalla e parë për ‘kallëzim të rremë' lidhur me çështjen ‘Babalja’, inskenimi i audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në akuzua për trafik droge.

Megjithatë seanca nuk u mbajt dhe u shty për më 24 prill ora 10:00, pas kërkesës së avokatit të të akuzuarit tjetër Jetmir Olldashit, Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati. Pas një debati mes avokatit dhe gjyqtares iu la kohë mbrojtjes së Olldashit për të dorëzuar kërkesën me shkrim për përjashtim të njërës prej anëtarëve të trupit gjykues.

Jashtë gjykatës deputeti Salianji foli edhe një herë për proces politik, ndërsa nuk i kurseu akuzat e forta ndaj Artan Gjermenin, gjyqtarit që shkallës së parë që dha vendimin për dënimin e tij me 1 vit burgim 5 vite më parë.

“Gjyqtari që ka marrë vendimin në shkallë të parë, që është Artan Gjermeni, është në përgjimet e prokurorisë italiane, kam vendimin që ishte zar, shërbëtor i fëlliqur i Enver Dollakut dhe një personazhi i bandës  së Lushnjës që quhej “i vogli”. Është rasti i parë që një deputet gjykohet nga një gjykatë e juridiksionit të përgjithshëm dhe jo nga SPAK për shkak se është një situatë surreale”- tha Salianji.

I pyetur për shpurën e deputetëve që kishte marrë me vete në gjykatëv, Salianji u pyet edhe nëse ka mbështetjen edhe të palës tjetër së PD

“Këto nuk janë dasma që bëhen me ftesë. Apo të të vijë dikush për të të dhënë zemër. Ka qene kryetari Basha ai që e ka quajtur bandit gjyqtarin. Nuk besoj se kanë ndryshim qëndrimesh por për këtë duhen pyetur”- u shpreh Salianji.

Në përfundim të seancës, Salianji tha se kanë prova që faktojnë përfshirjen e Geron Xhafës. 

Pati një tjetër shtyje, të shpresojmë që në datë 24 të kemi vendimmarrjen përfundimtare. Ky është një gjyq politik për një denoncim të bërë nga ana ime për vëllain e ish-ministrit të brendshëm. Direkt pas denoncimit të bërë nga unë në selinë e PD, në po të njëjtën ditë i është dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane për të kryer dënimin me 7 vite burg, pavarësisht se kishte më shumë se 6 vite që jetonte i lirë në Shqipëri pavarësisht vendimit të formës së prerë që i kishte dhënë gjykata për shkak të mbrojtjes që i jepte ish ministri i Brendshëm.

Ne kemi prova shkencore, dhe po e kthejmë mbrapsht parimin e gjithëpranuar të provës dhe ngarkesës së barrës së provës që duhet ta këtë prokuroria, unë do iu nxjerr fakte shkencore se si është 100% i vërtetë denoncimi im dhe se si institucionet kanë shmangur hetimin për trafikun e drogës ndaj ish-ministrit dhe Geron Xhafës dhe se si e kanë shmangur hetimin pasuror të tij në bazë të ligjit antimafia për t’i bërë të mundur të vazhdojë karrierën politike dhe bizneset, siç e keni parë për akuza të shumta që ka për kate pa leje apo shumëkatësh në mes të Tiranës. Do kemi gjithë kohën dhe gjithë detajet në seancën e datës 24.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 12/04/2024 15:22

    Si mund te flase keshtu nje qe vetquhet elite. Kjo rrace rrugacesh duhet te mos egzistoje ne administrate po per deputet as mos tu shkoje ne mendje

    Përgjigju
  • Teresi: 12/04/2024 09:58

    Burg si gjith të tjerët ky bq,rë që bo si vagabond.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?