Shqipëria i kërkon Kosovës ekstradimin e Babales, niset dosja për Albert Veliun

13 Tetor 2018, 15:20| Përditesimi: 13 Tetor 2018, 15:59

  • Share

Shteti shqiptar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë i kërkon autoriteteve kosovare ekstradimin e Albert Veliut, i njohur si “Babalja”.

Kërkesa për ekstradim është dërguar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë 2 ditë më parë në Kosovë, sapo pala shqiptare është njoftuar se Albert Veliu është arrestuar për llogari të urdhër ndalimit lëshuar nga Krimet e Rënda.

Kjo dosje me provën brenda saj, vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda që ka caktuar për Veliun arrest me burg në mungesë i është përcjellë palës Kosovare.

Një ditë më parë Veliu u lirua nga gjykata e Prishtinës ndërsa edhe njëherë ai pritet të përballet me gjykatën atje e cila do të shqqrtojë kërkesën për ekstradim.

Në rast të miratimit nga drejtësia Kosovare të kërkesës për ekstradimin, Veliu do të sillet në Shqipëri ndërsa në të kundërt hetimi ndaj tij do të pezullohet pasi edhe sipas kodit të procedurës penale nuk mund të zhvillohet në mungesë për të paktën 1 vit.

Report Tv u interesua pranë ministrisë së Drejtësisë e cila konfirmoi se nëpërmjet saj është përcjellë dosja e ekstradimit në Kosovë, ku Veliu qëndron në një qendër azilkërkuesish ku edhe u arrestua.

Pas arrestimit, Veliu u lirua ndërsa avokati i tij Tom Gashi deklaroi se Veliu ka fituar tashmë statusin e azilkërkërkuesit çka pengon dhe ekstradimin.

Albert Veliu i njohur si “Babalja” u përfshi në audipërgjim sëbashku me Fredi Alizotin që imitoi zërin e Agron Xhafës dhe për këtë ata janë vënë në hetim me akuzën e kallëzimit të rremë vepër penale për të cilën po hetohet dhe deputeti demokrat ervin Salianji.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?