Ronaldo Sharka

‘Babanë tim mos e përmend më’, Keisi debaton me Ronaldon, gazetari ‘i ndezur’ nga nominimi u vërsulet banorëve

9 Prill 2023, 14:21| Përditesimi: 9 Prill 2023, 14:23

  • Share

Dalja në nominim, e ka “ndezur” Ronaldon, i cili nuk priti fare të zbardhte dita, por vazhdoi direkt me sulmet menjëherë pas spektaklit.

Ai u shpreh se nuk ka dëshirë të merret fare me banorët që ka përballë në nominim, por se do të merret me ata që vegjetojnë në shtëpi, që sipas tij janë Nita, Keisi dhe Deamishel.

Duke përsëritur të njëjtën pyetje disa herë, Ronaldo kishtë dëshirë të dëgjonte nga vajzat se çfarë kanë bërë ato për të arritur deri në këtë pikë të lojës, përveç avantazheve që kanë patur me zarfet.

Deamishel i tha atij se këtë përgjigje duhet ta japë ai, duke qenë se i ka ndjekur edhe nga ekrani.

 Fakti që Keisit i përmendi të atin, Sabianin, me argumentin se prej tij dhe Kristi arriti deri aty ku është, Keisi i kërkoi atij që të mos e zërë më me gojë babanë e saj, për aq kohë sa ai nuk është i pranishëm në shtëpi.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?