Babaramo për Report TV: Qeveria Rama është e ezauruar, e mban në këmbë kaosi i PD-së! Opozita, në vdekje klinike po i bëhet funerali

28 Korrik 2023, 15:07| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 15:28

  • Share

Pas ndryshimeve të bërë në PS në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në Tepelenë. Analisti i njohur, autori dhe drejtuesi i emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV e sheh me pesimizëm të ardhmen e qeverisë e cila thotë mbahet gjallë vetëm nga kaosi i PD-së

“Kjo shumicë qeverisëse është e ezauruar i ka të shterruar të gjitha burimet e saj, si njerëzore dheimazhin dhe kredibiltetin politik. E vetmja gjë që e mban gjallë është kaosi që ka përballë opozitën. Kjo duket që është e pagatshme për të ardhur në pushtet” thotë Ilir Babaramo në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.

Po a mendon të ketë një rifreskim të kabinetit qeveritar?

Ilir Babaramo: “Është e vështirë për të imagjinuar një qeveri tjetër Rama që mund të ngjallë shpresë dhe ndjesinë që do të shkojë në drejtimin e duhur. Kemi skandale të njëpasnjëshme. Të paimagjinueshme, si ajo që ndodhi në Fushë Krujë”

Në PD situata është e trishtë dhe Babaramo thotë se tre grupet duhet të bëjnë mirë llogaritë.

“Partia që instaloi pluralizmin në Shqipëri është në vdekje klinike e pritet ti bëhen funeralet në zgjedhjet e ardhshme. Mënyra si ajo logo e ato flamuj që në fillim të viteve 1990 ishin flamujt e shpresës dhe si përfunduan është vërtetë e trishtë. Tre grupet duhet të bëjnë mirë llogaritë. Edhe Lulzim Basha do pjesën e vet të diellit, Gazmend Bardhi, po ashtu, Sali Berisha po. Por cilat janë interesat e tyre me shoqërinë e të ardhmen e vendit. Nëse konvergojnë interesin e përbashkët për të larguar Edi Ramën dhe në këtë opsion duhej të impononin në parlament ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe të maksimalizojnë votën" deklaroi Babaramo në intervistën me gazetarin Nertil Agalliun

Ora 19:06
Putin: SHBA, NATO dhe Ukraina refuzojnë të negociojnë

1688387061_vladimirputin.webp

Shtetet e Bashkuara dhe NATO refuzojnë të negociojnë me Rusinë për sigurinë. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin .

"Konflikti" në Ukrainë "i ka rrënjët në kërcënimet ndaj sigurisë së Rusisë të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO dhe ata refuzojnë të negociojnë për të garantuar siguri të barabartë për të gjithë, përfshirë Rusinë," shtoi Putin në samitin Rusi-Afrikë ..

 Udhëheqësi i Kremlinit më pas theksoi se udhëheqja ukrainase gjithashtu refuzon të negociojë me Rusinë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht dhe e kam deklaruar zyrtarisht se jemi të përgatitur për negociata të tilla, por nuk mund t'i detyrojmë ato – nënvizoi ai – prandaj më duket se duhet të ketë dialog edhe me atë palë, edhe nëse ne u jemi mirënjohës miqve tanë afrikanë për vëmendjen e tyre ndaj këtij problemi”.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliria.: 28/07/2023 19:02

    Ky Babaramo është shumë i ditur,porme diturin e tij vetëm në .... mund të mos gabosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?