Foto ilustruese

Kronikë

Babë e bir bëjnë për spital 45-vjeçarin në Pogradec, njëri vihet në pranga tjetri në kërkim

30 Korrik 2021, 12:02| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 12:03

  • Share

Në bashkëpunim me njeri tjetrin, babë e bir kanë qëlluar fizikisht një 45-vjeçar, pas një konflikti i cili agravoi, në fshatin Senishtë, Pogradec.

Policia ka vënë në pranga, 60-vjeçarin Hamdi Alla dhe ka shpallur në kërkim të birin, Nevruz Alla 29 vjeç.

45-vjeçari, Ç. C, banues në fshatin Buzaishtë, është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Plagosja e rëndë", kryer në bashkëpunim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?