Në fshatin Këmishtaj të Divjakës prodhohen tapete natyralë bari. Një biznes i veçantë ky që në vendin tonë që ka rezultuar i sukseseshëm.
Investimi mbi qilimët e blertë, është historia e babë e bir nga Divjaka, të cilët prodhojnë tapete bari. Ishte pikërisht Gjysh Marku, i cili vendosi që së bashku me djalin e tij, Ervisin të investojë në Divjakë qilimin e blertë.
Ervis Allkanjari prej vitesh ka hapur nje biznes familjar per prodhimin e tapetit natyral te barit. Eshte nder te paktet në shqiperi qe ofron tapet bari natyral.
“Është një binznes i rrallë, i vështirë duket nga pamja e jashtme por mjafton pasioni dhe dëshira dhe nuk është e vështirë”, tha ai.
Me teknologjinë e fundit të sjellë në Shqipëri Ervisit i janë dashur vite të tëra që të ketë suksesin e vrullshëm.
“Këtu në Shqipëri nuk ishte futur akoma, bëheshin kopështet lulishtet mbilleshin direkt me farë ishte gjë e rrallë. Ai e pa andej dhe e hodhi si ide këtu. Si fillim ishte e vështirë mjetet eksperienca nuk ishte ajo e duhura. Me kalimin e kohës derisa dhe ne ia morëm dorën shtuam mjetet, morëm teknologjinë nga jashtë. Jemi mirë deri më sot”
Ecuria e mirë e punëska bërë që kërkesat në treg për barin natyral të jenë të pa numërta, ndër to edhe Aeroporti i Kukësit.
“Proceset e punës fillon duke punuar tokën nivelimi freza duhet një nivelim perfekt, ka shumë punë për të arritur këtë rezultat”, shtoi ai.
Ndërsa ambicia e Ervis Allkanjari duket se nuk do të mbarojë duke kërkuar të zgjerojë biznesin e tij cdo ditë e më shumë
Komente

Bravo ju lumt Pun e paqme Së shpejti vij te mar edhe un një sasi
Përgjigju