'Babi eja se po vdes!', Gjyshi i një prej të plagosurve në tragjedinë në Serbi: Nipi na dha lajmin, na tha se ka masakër

5 Maj 2023, 11:17| Përditesimi: 5 Maj 2023, 11:19

  • Share

1683278337_gjs.JPG

“Babi eja se po vdes”- më këto fjalë ka lajmëruar teksa pa vdekjen me sy një ndër të plagosurit në Serbi mbrëmjen e djeshme. Në një prononcim për mediat, gjyshi i një prej të plagosurve tregon për tmerrin që u përball pas sulmit të bërë nga 21 vjeçari në tri fshatra në Beograd.

I riu ka lëndime të shumta, por siç mësuam nga familjarët e tij gjendja shëndetësore është stabile.

- Nipi e thirri babin mbrëmë. Ai i tha: "Babi, hajde se po vdes". Një burrë qëlloi mbi ne, ka masakër këtu”- na tregoi fatkeqi fjalët që i riu i plagosur i drejtoi babait të tij.

- Kur erdhi djali im, asnjëri prej tyre nuk qëndronte në tokë, të gjithë ishin shtrirë - shtoi Dobrica.

Ai ka thënë se djali i tij e ka dërguar nipin në spital dhe më pas i riu i plagosur është transportuar në Beograd. Familja ka marrë informacion se djali që u qëllua është në gjendje të qëndrueshme dhe babai do të shkojë ta vizitojë.

“Gostia” e përgjakshme e Uros Blazic, vetëm 21 vjeç u mori jetën 8 personave dhe plagosi 13 të tjerë.


Lajmi kryesor:

Tjetër masakër në Serbi, 21-vjeçari vret 8 persona mes tyre 3 të afërmit e tij, 13 të plagosur! Autori, djali i oficerit të ushtrisë serbe, viktimë edhe një polic


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?