Moderatori Blendi Fevziu

VIP & Spektakël

‘Babi të kam zemër, të kam shpirt’, Blendi Fevizu përlotet në emision

24 Tetor 2018, 20:30| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 20:33

  • Share

Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai shpesh herë e ka shfaqur anën e tij të butë teksa flet për fëmijët e tij. I ftuar në emisionin “Rudina", Fevziu është përlotur kur në ekran është shfaqur vajza e tij e vogël Alis.

"Babi të kam zemër, të kam shpirt,”- tha Alis dhe Blendit ju mbushën sytë me lot.

"Kjo ishte veshja e saj sot në mëngjes. Më tha: Shiko sa bukur jam veshur. Ajo është shumë kurioze dhe ndonjëherë habitemi nga mënyra se si i formon fjalitë. Në përgjithësi unë nuk e nxjerr vajzën, jam përpjekur të publikoj foto si hije sepse dua që kur të rritet të marrë vetë vendimin nëse do të bëhet publike,"- u shpreh Fevziu.

Moderatori Blendi Fevziu dhe vajza e tij Alis 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?