Babis Karathanos

Kronikë
Top 24

Babis Karathanos jep detaje për mediat greke: Ja çfarë ndodhi gjatë 9 orëve në Komisariatin shqiptar

13 Nëntor 2018, 09:01| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 09:56

  • Share

GREQI- I ftuar në një emision grek, një nga të shoqëruarit nga Policia Shqiptare Babis Karathanos ka dhënë detaje për 9 orët që ishte në ambientet e Komisariarit.

Sipas tij, nga ana e policisë shqiptare nuk u dha asnjë shpjegim se përse po shoqëroheshin në Komisariat, ndërkohë që ka bërë të ditur edhe detaje për mënyrën se si është sjellë pala shqiptare.

Na mbajtën për rreth 9 orë në qeli, në Komisariatin e Policisë Shqiptare. Madje na vendosën në qeli të ndryshme në mënyrë që të mos komunikonim me njëri-tjetrin. Pastaj thirrën një përkthyes dhe filluan të na bënin pyetje të tipit: “Pse erdhët?; Kë takuat? apo edhe Pse përsëritët thirrje anti-shqiptare?”

Babis Karathanos

Më tej, Karathanos u shpreh se as ai dhe as grekët e tjerë të pranishëm nuk bënë asgjë të gabuar gjatë ceremonisë së varrimit të 35-vjeçarit Kaçifas.

Asnjë nga ne nuk tha apo nuk mbajti fjalime raciste. Nuk e provokuam në asnjë çast shtetin shqiptar. Madje disa persona të cilët donin që të shpalosnin slogane më shumë ekstreme u ndaluan nga vetë familjarët e Kaçifas.

Babis Karathanos

Babis Harallambos ishte një nga 14 personat që u shoqëruan nga Policia pas ceremonisë së varrimit të ekstremistit grek të vrarë nga forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas. Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

Një ditë pas ngjarjeve të Bularatit, Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pasi Shqipëria shpalli "non grata" 52 ekstremistë grekë, mes tyre edhe Harallambosin.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 13/11/2018 21:54

    Te gjitha keto pune te felliqura i ban 1: kisha greke me prifterinj te poshter, bashke me janulltosin grek ketu ne Shqiperi qe duhet te zhduket, sepse eshte anti Shqiptar, bashk me Ilir meten qe eshte shum i poshter, qe nuk dekretoj Sander Lleshin, dhe ai sipas kushtetutes duhej te mblidhte sigurine kombetare per ate qe ndodhi.

    Përgjigju
  • Zapata: 13/11/2018 19:57

    Po ça justifikohesh o pleher ,o jashqitje ,o fekale greqie. Mos te shohim me ne Shqiperi se na ndyen folene e shqiponjave dhe si SHQIPONJA qe jemi do te marrim e te perplasim neper shkembinj tane te hane karbat.

    Përgjigju
  • Vasilja: 13/11/2018 13:27

    Po ti u pe në krye udhehiqje banden me parrulla raciste luftenxitese. Ti u or qe hapje gojen e therrisje si te tjeret thirrje anti shqiptare ne token tone. Je I demshem dhe I padeshiruar ne token e te pareve tane o njeri pa fytyre.

    Përgjigju
  • Kurjozi: 13/11/2018 13:17

    Kush e financon agimin e arte, kisha apo rusia?

    Përgjigju
  • Fredi: 13/11/2018 10:29

    Do kisha qejf ta merte iher pushtetin në Greqi Agimoja i Leshte, dhe pastaj do ja shikonim fytyren e vërtetë. Do të kishte vetëm dy rrugë për kët parti leshi: 1) ose nuk do dilte nga vija e saj, dmth që do hapte luftë me fqinjet e saj, që dmth se Greqia do shuhej ashtu si Hitleri që shojti Gjermaninë.. 2) ose të gjitha këto i bejn për vota dhe kur të vinin ne pushtet do hapeshin bythesh duke pranuar vasalitetin perballe blerësve të tyre, ashtu siç kanë bërë të gjitha partitë e meparshme që kanë shitur vendin e tyre. Pra, në të dyja rastet, Agimoja i Leshte do ishte katastrofë për vendin e tij prandaj dhe nuk do të hypin kurrë në pushtet. Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • mos: 13/11/2018 09:54

    grek muti

    Përgjigju
  • Topi: 13/11/2018 09:44

    Nuk ka then vetem kto ka then dhe shum gjera tjera qe nuk jan Te verteta I nenvlerson shqiptaret ne maksimum,ky kto I ben per fam plus e paguaj ti bej kto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?