Gazment Bardhi dhe Sali Berisha zhvilluan sot takimin e katërt të përbashkët, ku numri i deputetëve që iu bashkuan u tkurr nga 43 në 28. Analisti Agim Baçi i ftuar në "Studio Live" në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se bashkimi mes Berishës dhe Bardhit ka zero efekt.
“Bashkimi i Bardhit me Berishën ka zero efekt. Berisha synonte të zvogëlonte Bashën. Ai kërkon të marrë nën kontroll grupin parlamentar të PD. Një pyetje kam unë politikën e kujt bën Bardhi kur shkon në parlament të Berishës apo të Bashës? Se thotë jam kryetar grupi. Opozita ato të cilët kanë pushtetin real duhet të gjejnë rrugët dhe ti tregojnë publikut se interesi i tyre personal është më i vogël. Nëse s’e bëjnë këtë të gjithë hapat që do ndërmarrin është të blindojnë vendin e dytë të njërit apo tjetrit por jo vendin e Ramës”, tha ai.
Analisti Shpend Gashi u shpreh se në PD po bëhet luftë për pushtet dhe karrige.
“PD luftë idiote për vulë dhe për letër. Përplasja në pd luftë për pushtet dhe karrige”, shtoi ai.Bardhi i kërkoi edhe Lulzim Bashës të shkojë në parlament dhe të bëjë rolin e opozitarit, ndërsa akuzuan mazhorancën se po tenton të përcaktojë përfaqësuesit përbashkët e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në mbledhje mungoi sërish Jorida Tabaku, që deri më tani rezulton mbështetëse e Gazment Bardhit por nuk i është bashkuar mbledhjeve të përbashkëta të tij me Sali Berishën.
Pas mbledhjes Bardhi i kërkoi Bashës të shkojë në parlament dhe të bëjë rolin e opozitarit, ndërsa hodhi akuza ndaj mazhorancës se po tenton të përcaktojë përfaqësuesit përbashkët e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në mbledhjen e 4 mungoi sërish Jorida Tabaku, që deri më tani rezulton mbështetëse e Gazment Bardhit por nuk i është bashkuar mbledhjeve të përbashkëta të tij me Sali Berishën.