Baçi kundër Bardhit: Kryeministrin s’e vendos ai, do të jetë Berisha! Sulmon Korreshin: S’merrem me individë që çfarë thonë në darkë s’e thonë në mëngjes

12 Korrik, 18:50| Përditesimi: 12 Korrik, 19:45

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka dalë kundër deklaratave Gazment Bardhi se Sali Berisha nuk duhet të jetë kandidati për kryeministër i PD. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Baçi tha se nuk e vendos Gazment Bardhi e se deklarata të tilla nga drejtues të lartë në PD janë për të ardhur keq, kjo pasi partia ka një statut. Sipas statutit, tha Baçi, kryetari i partisë do të jetë edhe kryeministër e në rastin konkret është Sali Berisha.

‘Janë të pavlera deklarata e tyre. PD ka një statut dhe parashikon të gjitha zgjidhjet që ka PD. Nuk do të dakordësohesha me propozimin se kryeministri do të zgjidhet pas zgjedhjeve duke e kaluar në votë. Kryetari i partisë është kryeministër dhe për mua ashtu siç është kryetar Berisha do të jetë edhe kryeministër. Më vjen keq kur bëhet nga drejtues të PD-së deklarata të tilla. Nuk është në dorë të zotit Bardhi. PD ka një statut për mua këto diskutime nuk duhet të bëhen fare. Berisha kur është pyetur do të zgjidhet nga anëtarësia. Ky është një propozim që duhet të miratohet në Këshillin Kombëtar... sot që flasim ka një dhe është drejtuesi i PD-së do të jetë dhe kryeministri i vendit.’- tha Baçi.

Po ashtu Baçi sulmoi edhe deputetin e PD-së Saimir Korreshi. Për gazetarin Arbër Hitaj, Baçi tha se nuk merret me disa idividë që çfarë thonë në darkë nuk e thonë në mëngjes.

‘Nuk merrem me individë se çfarë thonë në darkë nuk thonë në mëngjes, unë jam koherent me qëndrimet e mia. Unë vazhdoj të jem drejtues politik i Fierit. Kur PD është Rithemeluar jam emëruar në Fier dhe vazhdoj të kryer detyrën. Se çfarë vendimesh do të merren një vendimet të strukturave.’- tha Baçi.


Lajmi kryesor:

Protesta e opozitës, Baçi: Duam qeveri teknike te drejtojë procesin zgjedhor! Qori: PD s'flet asnjëherë për kullat e koncesionet e rrugëve


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?