Baçi: Rama erdhi fshehurazi në Fier, protestuesit kishin marrë leje në e-albania! Të lirohen të arrestuarit

1 Maj 2020, 13:51| Përditesimi: 1 Maj 2020, 17:02

  • Share

Kreu i PD-së, Fier, Luan Baçi akuzon policinë se ka provokuar qytetarët që ishin në protestë. Sipas tij, të gjithë qytetarët që ishin në shesh, pjesë e të cilëve edhe nga strukturat e PD, të cilën e konfirmon, kanë qenë të pajisur me leje të marrë në e-albania. Në një prononcim për mediat, Baçi shprehet se policia duhet të lirojë të arrestuarit, duke paralajmëruar kundërpërgjigje.

"Jam këtu për të denoncuar sjelljen e padenjtë dhe arrogante të policisë së shtetit, shumë qytetarë punonjës të naftës dhe të ndryshëm, policia ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme, me urdhra provokativ me idenë se kishin vizitën e të famshmit që vjen fshehura, pati qytetar të revoltuar dhe marr vesh që kanë ndaluar në mënyrë të paligjshme,, 3 qytetar, 2 prej dy anëtarë të PD-së, Fier, Arfrim Vrinzoi dhe Pandemi Tole, është e përhershme kjo sjellje e policisë, Ramës, i bëj thirrje që t'i nxjerrë nga polica këta qytetarë se nuk kanë bërë asnjë shkelje, kanë qenë me leje të marrë në e- alabania, ua kanë treguar edhe policisë, edhe pse jemi në gjendje të fatkeqësisë natyrore. Do të ballafaqohen me fuqinë e qytetarëve fierak dhe më gjerë. Nuk ka pasur protestë, jo të grumbulluar, ka qenë një ditë e zakonshme, kanë dalë qytetarët në rrugë dhe një pjesë e mirë e tyre janë edhe pjesë e PD-së, të gjithë kishin aplikuar në e-albania. Kërkojnë të tjerë për t'i arrestuar dhe ndaluar, po vend diktaturën e tij personale. I kapën si Hiena në rrugët e Fierit dhe i kanë shoqëruar në polici, kishte thirrje Rama ik, e drejtë e qytetarëve, se nuk e duan dhe Rama të ikë", tha Baçi.


Lajmi kryesor:

Rama inspektoi punimet në Fier, PD e priti me protesta në kohë koronavirusi! Shoqërohen 2 demokratë, rrezikojnë 5 mln lekë gjobë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?