Lajme të mira

Back to University me Megatek, gjithçka ju duhet, mirë dhe lirë (VIDEO)

22 Shtator, 18:08| Përditesimi: 22 Shtator, 18:17

  • Share

Rikthimi në universitet nuk ka qenë kurrë kaq fun dhe trendy. Përgatitu për sfidat, projektet dhe netët e gjata studimi, sepse Megatek ka menduar për çdo detaj që ju nevojitet për një vit akademik plot energji dhe sukses.

Studentët kërkojnë zgjidhje të mençura që nuk rëndojnë buxhetin, dhe Megatek bën diferencën. Me ofertat speciale të sezonit “Back to University”, çdo gjë që ju duhet për studime dhe përditshmëri mund ta gjeni më lehtë, më shpejt dhe më lirë, pa humbur kohë. Nga teknologjia që ju shoqëron në çdo hap, te aksesorët praktikë që e bëjnë çdo ditë më të thjeshtë, gjithçka gjendet në hipermarketin më të madh në rajon.

Megatek sjell mobilje ergonomike që ju mbajnë rehat gjatë orëve të gjata studimi. Tavolina moderne frymëzojnë për të shkruar, lexuar dhe krijuar projekte të reja, ndërsa karriget e rehatshme nuk janë thjesht komoditet, janë sekreti për të qëndruar i përqendruar dhe energjik deri në fund të ditës.

Por nuk ndalet këtu. Ndriçimi është çelësi i çdo ambienti studimi. Mund të zgjidhni mes shumë opsionesh ndriçimi modern dhe praktik, që jo vetëm e bëjnë dhomën tuaj funksionale, por edhe estetike dhe inspiruese.

Për studentët që jetojnë vetëm ose me shokë dhome, Megatek është partneri i besueshëm për çdo hapësirë: dhomë gjumi, dhomë ndenjeje, kuzhinë apo banjo. Çdo ambient mund të arredohet me stil, duke sjellë ide kreative dhe praktike që e bëjnë jetën studentore më të thjeshtë dhe më të këndshme.

Megatek ka treguar se është më shumë sesa një destinacion për blerje. Është zgjedhja e parë për çdo student që kërkon cilësi, besim dhe mbështetje në rrugën drejt së ardhmes.

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?