Bota

Baglioni kundër politikave për emigrantët: Qeveri mëkatare, ndjehem i mposhtur! Salvini: Këndo se të kalon!

10 Janar 2019, 20:57| Përditesimi: 10 Janar 2019, 21:13

  • Share

Çështja e emigrantëve libianë që qëndruan në det të hapur prej 17 ditësh për shkak të mbylljes së porteve, ka sjellë reagimin e një prej artistëve më të mëdhenj në Itali.

Claudio Balioni, drejtori artistik i festivalit të 69 të Sanremos, duke iu përgjigjur pyetjes së drejtpërdrejtë të një gazetari se ç'mendim ka mbi çështjen e 49 emigrantëve të anijes humanitare Sea Ëatch që për 18 ditë me radhë u endën në det të hapur pasi asnjë vend europian nuk i hapte portet, kantautori Claudio Baglioni tha se "si mund të mendosh të zgjidhësh këtë situatë të miliona njerëzve në lëvizje duke ndaluar zbarkimin e 40-50 personave. Në konferencën për shtyp para gazetarëve ndër të tjera artisti është shprehur: Ndjehem i turpëruar. Vendi ynë po sillet tmerrësisht keq e me kaq mllef ndaj çdo jete të pafat, të pakëndshme, o ndaj dhe një miku, madje duke dyshuar dhe në hijen tonë."

"Klasa jonë politike, opinioni publik po mëkatojnë në mënyrë dramatike. Besoj, tha Baglioni, se masat e ndërmarra nga kjo qeveri, nuk janë absolutisht të drejta në zgjidhjen e kësaj situate. E për t'u kthyer tek Festivali i Sanremos jemi të interesuar të krijojmë një sens të ri harmonia, pasi vendi ynë është seriozisht i hutuar, pothuajse i verbër në drejtimin që duhet të marrë."

Ndaj deklaratave të drejtorit artistik të festivalit të 69 të sanremos, nuk ka munguar dhe reagimi i Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini. "Baglioni këndo më mirë se të kalon. Me sigurinë, emigracionin e terrorizmin merret ai që ka të drejtën e detyrën për ta bërë", ka deklaruar Ministri i Brendshëm e zëvendëskryeministrit Matteo Salvini.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?