Carlo Bollino në ceremoninë e marrjes së çmimit për karrierën në gazetari

Opinion

Bajram Peçi: Kolegët italianë vlerësuan kontributin e Carlo Bolinos edhe në mediat shqiptare, duke përbuzur sulmet mesjetare 30-vjeçare ndaj tij

8 Shtator, 10:11| Përditesimi: 8 Shtator, 14:05

  • Share

Erdhi dhe qëndroi parreshtur me bindjen se ishte e mundur të ngrihej korpusi i një media europiano-perëndimore. Është fjala për Carlo Bollinon, për të cilin ndjehem i privilegjuar që më jepet mundësia të shkruaj pak rreshta për zotërinë e Tij, me shkasin e vlerësimit të lartë moral që i ka bërë Italia. Gazetari i njohur sapo ka fituar Çmimin e Lartë në edicionin e XIV, që përbën Çmimin Kombëtar të Gazetarisë për Karrierën “Antonio Maglio”.

Veprimtaria, që promovohet nga Shoqata “Maglio” dhe Bashkia e Alezios, me mbështetjen e Urdhrit të Gazetarëve italiane dhe të Federatës Kombëtare të Shtypit, mes dhjetra emrave zgjodhi t’ja japi një prej gazetarëve me ndihmesë të çmuar në mediat italiane, shqiptare, izraelite e më gjerë! Shqipëria do ngelte për djaloshin Carlo vendi ku punoi për një kohë të gjatë, ku u burrërua dhe, me gjasa, përfundimisht të mbetej këtu me organin e respektuar mediatik, Report TV.

Shkruajta me lartë se “…ndjehem i privilegjuar” sepse e di mirë që në Shqipëri do jenë me dhjetra emra të përvetshëm që mund ta bënin këtë, shok e miq me të cilët ndau punën, problemet e shqetësimet në vite. Por në rastin tim, kam patur fatin që të jem ndodhur në mesin e atyre pak njerëzve që e takuan dhe bashkëpunuan me Të nga momenti i ditëve të para që erdhi me shërbim në Shqipëri.

Ishte lehtësisht e kuptueshme se çfarë media përfaqësonte si punonjës i La Gazzetta del Mezzogiorno dhe çfarë synonte të bënte? Ishte ajo që kam cilësuar në titull! E dinte se nuk ishte e lehtë, sidomos në vitin e parë të “Gazeta Shqiptare”, vit i çmendur që do pasohej nga të tjerë vite të çmendur.

Rrethanat kur Carlo erdhi në Shqipëri dhe hyri vrullshëm në shtypin e shkruar, shfaqnin një vend ku po ndërronin sistemin politik dhe ekonomik e me praninë e një shoqërie pa kulurën e nevojshme demokratike për t’u mirëkuptuar me ndryshimet dhe aq më pak me artikuj që bënin, në një farë mënyre kontrollin e qeverisjes. Ai i kishte të qarta vështirësitë, që nisnin si me editorialet dhe politikën që ndiqte në pasqyrimin vetëm e vetëm të së vërtetës.

Atë e udhëhoqi parreshtur besimi se mund të ndërtonte një gazetari europiano-perëndimore në Shqipëri, ndonëse rreziqet ishin të pranishme në çdo kohë. Fillimet e tij në Shqipëri, kohë kur shtypi partiak, i vetmi në qarkullim, fillon e lëshon vend në dobi të shtypit të pavarur e të lirë, fatkeqësisht i përkasin asaj periudhe, kur të ashtuquajturit “demokrat” janë pushtet, por kanë vendosur autokracinë dhe ushtrojne arbitraitetin. Kjo ishte klima kur “Gazeta shqiptare” guxonte te kritikonte!

Carlo e kishte të pamundur të mos kishte armiq dhe si të tillë, edhe për redaksitë shpejt u bë e njohur se armiku nr.1 ishte qeveria, me gjithë strukturat e saj, atë botë, njëra më shtazarake se tjetra!

Edhe pas mëse 30 vjetësh në “radhorët” e armiqve të PD-së dhe Sali Berishes, emri Carlos atje është, nuk ka lëvizur kurrë!

Askush nuk do habiste, unë jo që jo, por kushdo me mend në kokë, nëse pas këtij çmimi do shohim të shfaqen “Qentë e luftës”, për të sharë Italinë, gazetarët elitarë të saj e për të përçmuar që këtë çmim të vyer intelektual ia dhanë një figure, tashmë prej dekadash të urryer prej këtij formacioni mesjetaro-klanor?

Carlo, i mësuar me këtë mjedis, shumicën prej akuzave që herë pas here i stisin, e kanë mësuar t’i kalojë veçse me buzëqeshje, ndonëse i zgjojnë neveri! Për PD-në dhe Berishën, është kalcifikuar për gazetarin e nderuar, Carlo Bollino, qëndrimi i palëkundur, për të cilin, çdo kritikë nuk ishte dhe aq e ashpër dhe çdo shpifje nuk ka qenë aq e rëndë!

Besimi i Carlos ka qenë permanent, se përmes medias do ishte i aftë të ndikonte për një klimë me republikë në paqe; për një Shqipëri pa kaosin dhe korrupsionin ku e shpuri Berisha me qentë e kuajt e tij; për një vend ku votuesi të dinte se për kë duhej votuar dhe pse?

Jo rrallë janë orvatur ta trembin, ta friksojnë! Në kohën e lulëzimit të firmve piramidale pushteti e shpalli “Non grata”. Kohë më pas, edhe pas kthimit, agresioni ndaj Carlos dhe lumi shpifjeve ka qenë konstant.

Këto e të tjera, që as ja vlen t’u gjemë një hapësirë te ky shkrim, si Urdhri i Gazetarëve italiane ashtu dhe Federata Kombëtare e Shtypit, i kanë ditur këto, ndaj dhe i japin Çmimin e Lartë të Karrierës. U qofshim falë miq italianë të gazetarisë!

Ju falënderojmë Carlo Bollino për sa i keni dhënë lirisë së shtypit të shkruar, lirisë së mediave, lirisë së shprehjes prej shqiptarëve!

Mirënjohje të pakufishme! Te shqiptarët do keni e do gjeni kurdoherë miq besnikë, ashtu siç i gjetët në kaosin e vitit të largët, 1991.

( e publikuar te JAVANEWS.al)

a.m./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A...Zh: 08/09/2025 19:15

    Vazhdimisht kam thene, Carlo eshte misionar! Meriton mirenjohje pafund!

    Përgjigju
  • Bato: 08/09/2025 13:34

    Respekt per te madhin Carlo Bollino..... Eshte shkolle per gazetaret Shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?