Politikë

Presidenti Begaj pret Ramën në Presidencë për mandatimin e qeverisë së re (VIDEO)

12 Shtator, 11:07| Përditesimi: 12 Shtator, 12:44

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë ku është pritur nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili do ta mandatojë kryeministrin për qeverinë e re.

Pasi Begaj të mandatojë Ramën për kryeministër, ky i fundit do t’i paraqesë presidentit emrat e propozuar për formimin e kabientit të ri për t’i dekretuar emër për emër të 16 ministrat.

Më pas dekretet e firmosura nga presidenti Bajram Begaj, do të kalojnë në Kuvend seancën e radhës për miratim së bashku me programin elektoral qeverisës. Pas miratimit në parlament, të 16 ministrat e kabinetit Rama do të betohen përpara presidentit të Republikës.

Ndërkohë në seancën e sotme që pritet të rifillojë në orën 17:00, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të betohen për mbajtjen e detyrës për 4 vitet e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama shpalli dje emrat që do të formojnë skuadrën “Rama 4” për këtë mandat 4-vjeçar. Bëhet fjalë për 17 ministri, njëra prej të cilave si asnjëherë më parë, do të drejtohet nga një ministër virtuale Diella, e cila do të jetë shërbyesja e prokurimeve publike.

Ndërkohë nga kabineti i vjetër, janë larguar 8 ministria, të cilët janë angazhuar në poste të tjera, përveç Bora Muzhaqit e cila do të mbetet deputete. Pesë ministra rikonfirmohen në të njëjtat dikastere, pa ndryshime, ndërsa 4 lëvizin në Ministri të ristrukturuara, ndërsa rikthimi më i ri në drejtimin e një digasteri është Elisa Spiropali.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?